Pacientët me sëmundje të zemrës nuk duhet të tremben nga seksi

0:36 / 21.01.2012

Shumica e pacientëve me sëmundje të zemrës mund të praktikojnë aktivitet të qetë seksual, pa u frikuar se rrisin rrezikun e sulmit në zemër, tregon studimi më i ri i Shoqatës Amerikane për sëmundjet e zemrës.

Ky është rekomandimi i parë shkencor në lidhje me problemin i cili qetëson të mbijetuarit e sulmit në zemër, por edhe ata me sëmundje tjera të zemrës.

Seks mund të bëni një javë pas sulmit relativisht të ulët në zemër dhe në qoftë se pacienti mund të bëjë disa hapa pa siklet, thuhet në njoftimin e Shoqatës, duke shtuar se Viagra dhe stimuluesit e tjerë mund të përdoren edhe nga njerëzit me sëmundje të qëndrueshme të zemrës.

Nga njëra anë, ata të cilët kanë përballuar sulmin e parë në zemër, kanë më shumë gjasa të përjetojnë edhe të dytin; në anën tjetër, nuk ka asnjë dëshmi se ata janë më të rrezikuar nga seksi, në krahasim me njerëzit e shëndetshëm.

"Shumë pacientë me sulm në zemër nuk mendojnë nëse duhet apo nuk duhet ngjitur shkallëve, por më shumë janë të shqetësuar nëse seksi do t'u shkaktojë një tjetër sulm në zemër dhe ndoshta vdekjen e papritur," shkruan Glen Levine (Glenn Levine), autori kryesor i raportit të botuar.

Raporti thotë se mjekët duhet t’u rekomandojnë seks çdo pacienti, sepse shumë nga ata nuk kanë informacione, tha Levine.

Pacientët kardiak duhet patjetër të konsultoheni me një mjek përpara se të angazhohen në aktivitetet seksuale, por shoqata mjekësore thotë se sigurisht që atyre do t’u lejohet që këtë ta bëjnë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.