Pagesa për seks, dënimi për vonesë në shtëpi...

18:35 / 9.10.2012
Para se to fillojnë jetën e përbashkët me personin e dashur, pasanikët e New York-ut dëshirojnë të sigurohen që në martesë të marrin gjithçka që ju nevojitet, apo nëse vjen puna deri te shkurorëzim t’i takojë kompensimi.

Në kontratën paramartesore, të cilën marrëveshje e lidhin avokatët e tyre, pos detajeve rreth ndarjes së pasurisë, ndodhen edhe gjëra tjera aspak të zakonshme, përfshirë dënimin në të holla për tradhti apo ndalimin e luajtjes në piano derisa burri është në shtëpi.

Kontratat paramartesore jonë gjithnjë e më kreative. Klientët provojnë që brenda të futin secilin detaj të jetës. Sipas fjalëve të avokatëve, njëri nga bashkëshortët e mundshëm ko nënshkruar kontratën në të cilin femra do të dënohet me 10.000 dollarë në rast se do të peshojë më shumë se 77 kilogramë. Të njëjtën shumë të të hollave duhet ta paguajë edhe burri nëse pesha e tij kalon shifrën magjike 100.

Njujorkezët e pasur dëshirojnë të binden se gruaja e tyre e ardhshme edhe në martesë do të mbetet vitale. Klauzola rreth mbipeshës është artikulli që më së shpeshti përmendet në kontratat paramartesore. Avokatët kanë zbuluar edhe raste të tjera mjaft interesonte. Një mashkull ka kërkuar që me kontratë gruas së tij t’i ndalohet të vishet me rroba ngjyrë të gjelbër, e në rast se ajo veshë diçka të gjelbër, ai ka të drejtë ta shqyejë gardërobën e saj. Kishte edhe raste të tilla kur meshkujt kishin kërkuar nga gratë që kurrë të mos shkurtojnë flokët në stile të shkurta dhe se do të ziejnë së paku katër shujta në ditë.

Kërkesa të çuditshme nuk kishin vetëm meshkujt, por edhe femrat. Një njujorkeze ka kërkuar që burri i soj ta paguajë në të holla sa herë të kenë marrëdhënie seksuale përderisa një tjetër e ka caktuar orarin kur burri i saj duhet të jetë në shtëpi. Kontrata të tilla janë tipike për personat të cilat nuk janë të sigurt në lidhjen e tyre. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.