Për femrat, më të dashura këpucët e para, sesa puthja e parë

6:39 / 23.11.2012

Shumë meshkuj kanë dyshuar në këtë, por tani është vërtetuar - këpucët janë më të dashura për femrat se puthjet e tyre.

Në fakt, shumë më me kënaqësi do të rikujtojnë takat e tyre të para sesa meshkujt që i kanë refuzuar, ka treguar hulumtimi. Rreth 92 për qind e femrave kujton këpucët e para që i kanë blerë me paratë e veta.

Por kur duhet të kujtojnë personin e parë që e kanë puthur, vetëm 63 për qind kanë sukses. Derisa 96 për qind u vjen keq që është dashur të hidhnin ndonjë palë të këpucëve, vetëm 15 për qind ndiejnë keqardhje ndaj djemve të refuzuar.

Ekspertët thonë që arsyet për shkak të të cilave femrat janë të lidhura me këpucët qëndrojnë në shprehitë e tyre blerëse. Shumë prej tyre blejnë këpucë të reja për raste speciale. Si martesë, ditëlindje ose argëtime.
Dhe ajo çka i pengon shpesh partnerët e tyre është që lidhen për këpucët e vjetra, për ç'arsye krijojnë koleksion të madh edhe nëse disa nga ato nuk i veshin më.

Hulumtuesit nga faqja e internetit tszuji.co.uk, e cila shet këpucë, kanë testuar më shumë se 1.000 femra për të krahasuar kujtimet për këpucët e tyre dhe ish-lidhjet.

Drejtori Glendon Uoyd shpjegon: "rezultatet kanë treguar që femrat janë madje edhe më shumë të lidhura për këpucë sesa është supozuar më herët. Gjithmonë është konsideruar që femrat ruajnë letrat e dashurisë në kutitë për këpucë, por në shumë raste, vetë këpucët janë më të dashura për to. Femrat i trajtojnë këpucët si miket më të ngushta dhe kujtimi në to zgjat më gjatë se për disa ish-partnerë".
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.