Për një jetë më të mirë seksuale

14:11 / 10.01.2013

Përgjithësisht lidhjet e para më të rëndësishme janë brenda familjes ku rriteni. Duke parë se si sillen njerëzit me ju dhe me njëri-tjetrin, filloni të krijoni një histori rreth asaj se çfarë janë në të vërtetë marrëdhëniet.

Si një fëmijë, ju merrni mesazhe, të cilat do t’i ruani edhe për shumë vite të tjera të jetës suaj. Mesazhet më të rëndësishme mund të përmenden:

Mesazhe për besimin
Nëse jeni xheloz, nëse ndjeheni të refuzuar apo keni vështirësi në krijimin e një lidhje, një nga arsyet mund të jetë një ndikim i fëmijërisë suaj. Nëse vini nga një familje në të cilën ndiheshit të sigurt dhe të qetë, atëherë do ta keni më të lehtë t’u besoni njerëzve
kur të rriteni. Nëse jeni ndjerë i refuzuar apo keni humbur një person të afërt, do të jetë më e vështirë të besoni se dikush tjetër do t’u dashurojë dhe do t’u trajtojë mirë. Aftësia për të besuar është shumë e rëndësishme në një lidhje. Nëse gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën kanë dëmtuar besimin tuaj, atëherë të jeni të sigurt se keni nevojë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e partnerit tuaj për të rifituar sërish besimin tek vetja dhe më pas tek të tjerët.

Mesazhe për komunikimin
Nëse e keni të lehtë të shfaqni emocionet tuaja dhe të thoni atë çfarë mendoni në të vërtetë, ka të ngjarë që të jeni rritur në një familje ku jeni inkurajuar të jeni i hapur rreth asaj çfarë ndjeni. Keni parë njerëz të zihen dhe pastaj të pajtohen përsëri. Kjo u ka mësuar se konflikti nuk është fundi i botës dhe se komunikimi është një mënyrë shumë e mirë për të bërë jetën më të mirë. Lidhjet më të forta krijohen atëherë kur individët shprehin sinqerisht veten e tyre dhe nuk i mbajnë partnerit asnjë të fshehtë.

Mesazhe për autoritetin dhe kontrollin
Kur të rinjtë rriten, e kanë të vështirë të krijojnë një marrëdhënie për shkak të konkurrencës, dhe ajo çfarë i ndikon ata është “menaxhimi” i keq i autoritetit dhe kontrollit. Nëse në fëmijëri keni mësuar se ndarja ishte diçka emocionuese edhe kur të jeni rritur do të “kënaqeni” shumë nga ndarja. Nëse jeni rritur duke kuptuar se disa rregulla të caktuara ishin në interesin tuaj më të mirë, atëherë do ta keni më të lehtë për të evituar problemet me autoritetin. Të gjithë kanë nevojë të kenë kontroll mbi jetën e vetë dhe një individi, të cilit i është dhënë përgjegjësi që në fëmijëri, atëherë mundësia që kur të rritet ai/ajo të jetë më i përgjegjshëm dhe i sigurt në vendimet që merr, është më e madhe.

Jeta, mësimi më i mirë
Duke parë këto marrëdhënie kyçe, mësojmë se çfarë do të thotë të jesh çift, duke parë prindërit tanë. Edhe nëse jeni rritur në një familje me vetëm njërin prind keni mësuar se çfarë do të thotë të jesh vetëm dhe të mos kesh askënd pranë për të dhënë
mbështetjen dhe mirëkuptimin e tij. E rëndësishme është që deri në moshën 25-vjeçare të keni mësuar se sa kohë duket të shpenzoni pranë partnerit, si fillojnë zënkat në një marrëdhënie, sa të afërt dhe të kujdesshëm duhet të jeni me njërintjetrin,
çfarë është dashuria dhe seksi.
/Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.