Për një stomak të shtrënguar

0:31 / 15.03.2012

Aplikoni disa nga këto këshilla fitnesi, që ushtrimet të jenë më efektive, kështu që të keni çfarë të ekspozoni.

Mos e mbani frymën
Muskujve tuaj kryesorë u nevojitet oksigjeni i nevojshëm për të punuar me kapacitet të plotë, prandaj duhet ta përqendroni vëmendjen në frymëmarrje. Merrni frymë thellë, sidomos atëherë kur e ndryshoni pozicionin tuaj të ushtrimeve.

Ushtroni në të gjitha dimensionet
Në vend se të bëni vetëm ushtrime klasike të ngritjes lart, përfshini edhe ushtrimet rrotulluese, sikur jeni duke bërë një jetë të rëndomtë.

Ngrini pesha më të rënda
Peshat nuk janë vetëm për biceps! Sikur edhe secili muskul tjetër, edhe ata të stomakut kanë nevojë të sfidohen, për t'u forcuar. Nëse nuk ndjeni se po ngrini diçka lart dhe nuk po i vëreni rezultatet, kjo do të thotë se jeni të gatshëm për pesha më të rënda.

Kujdes kokën
Njëra ndër gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit gjatë ushtrimit të stomakut është lëshimi/poshtë i kokës. Kjo e ngarkon qafen dhe e largon fokusin tuaj nga ushtrimet për stomak. Secilën herë kur të bëni ushtrime në dysheme, paramendoni se grejpfruti u është bllokuar midis mjekrës dhe gjoksit.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.