Përse është i rëndësishëm seksi?

12:44 / 11.06.2013

Derisa disa mendojnë që seksi është i mbivlerësuar, të tjerët e mendojnë të kundërtën. Mirëpo, në jetën e përditshme ky fenomen natyror mund të ndihmojë që të kapërcehen problemet jashtë dhomës së gjumit.

Po ju zbulojnë përse seksi është i rëndësishëm në lidhjen ndërmjet mashkullit dhe femrës dhe si mund të ndihmojë si recetë për një jetë më të mirë.

Thuhet se seksi pa emocione është i zbrazët, sikur edhe lidhja pa seks. Kur e duam dikë dhe kur e dëshirojmë atë, marrëdhënia intime është një hap drejt forcimit të lidhjes sonë. Bëjmë dashuri për t’u kënaqur, për t’u relaksuar, për t’u argëtuar, thjesht sepse na bën të lumtur. Pas kohës së bujshme të kaluar në përqafime të zjarrta trurin tonë e vërshojnë substanca kimike të cilat relaksojnë dhe vetvetiu zvogëlojnë nivelin e stresit dhe nxisin kreativitetin tonë. Ky lloj relaksimi ngre nivelin e energjisë dhe përtërin gjatë ditës kur ndihemi të mërzitur. Andaj, para punës së rëndësishme afariste apo punës së mundimshme, receta për plotësimin e energjisë gjendet pikërisht te këto fjalë: seks i mirë. Provojeni!

Mirëpo, sipas hulumtimeve të shumta, seksi para se të flini gjumë është i mirë edhe për gjumë të mirë. Njëherazi, bërja dashuri është mënyra më e mirë natyrore për kapërcimin e depresionit. Ka të dhëna që seksi bën që meshkujt kryesisht ndihen më mirë fizikisht dhe më energjikë, ndërsa femrave u përmirësohet gjendja emocionale dhe u ngrihet disponimi.

A e keni ditur që njerëzit me inteligjencë mbi mesatare dhe njerëzit kreativë kanë pasur jetë shumë të bujshme seksuale? Në të vërtetë, për Frojdin dhe Ajnshtanin seksi ka paraqitur pjesën më të rëndësishme të jetës. Po ashtu është edhe me shumicën e shkencëtarëve, liderëve politikë, artistëve.

Pra, përse seksi është i rëndësishëm për një çift? Për shkak se mund të japë ndjenjën e fuqishme të lumturisë, kënaqësisë dhe intimitetit me personin e dashur, më se shumë çfarëdo qoftë që mund të blihet me para. Humori pozitiv dhe energjia e mirë shprehen edhe në sfera të tjera të jetës tuaj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.