Pesë arsyetimet më të marra për ndarje

18:09 / 30.01.2013
Ndarja kurrë nuk është e lehtë, por arsyetimet false vetëm sa e bëjnë atë edhe më të pakëndshme.

Sinqeriteti është receta më e mirë për ndarje, por në të njëjtën kohë edhe më e vështira. Frika nga ballafaqimi direkt i shtyn meshkujt që të kërkojnë arsyetime dhe t'i fshehin arsyet e vërteta të ndarjes. Ja disa nga arsyetimet më të marra:

"Thjesht, nuk kam kohë për lidhje"
Sikur t'i pëlqenit me të vërtetë, ai do të mund të gjente kohë për lidhje dhe për aktivitete të përbashkëta. Me këtë arsyetim, ai vetëm mundohet që të ndahet pa ju lënduar.

"Ti nuk ke faj, fajin e kam unë"
Me një arsyetim të tillë, meshkujt duan që ta krijojnë një ndjenjë të rreme të sigurisë. Ata nuk duan që t'i ofendojnë të dashurat, por duan edhe që të dalin nga lidhja pa dramaticitet të madh.

"Nuk mund të ta ofroj atë që të nevojitet"
Me këtë arsyetim mashkulli gjoja sakrifikohet, vetëm që ju ta keni më mirë në jetë. Por, sikur t'ju donte me të vërtetë, ai do të mundohej që t'ua ofronte atë që doni, e jo të ikte si qyqar.

"Nuk jam i gatshëm për lidhje"
Fraza "nuk jam i gatshëm për lidhje", në fakt d.m.th se nuk është i gatshëm për lidhje me ju. Për të, lidhja juaj ka qenë vetëm argëtim rasti.

"Më fal, nuk mund të flas tani"
Në fillim të lidhjes keni kaluar për mrekulli, derisa një ditë, ai ka pushuar së lajmëruari në thirrjet tuaja. Arsyetimet bëhen gjithnjë e më të shpeshta, e thirrjet e tij gjithnjë e më të rralla.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.