Prindërit e pranojnë që nuk i duan të gjithë fëmijët njësoj

19:31 / 20.02.2013
Edhe pse prindërit vështirë që e pranojnë para familjes ose miqve, hulumtimi tregon që megjithatë favorizojnë një fëmijë në krahasim me tjetrin.

Hulumtimi i ri kanadez ka treguar që sa më shumë dallon stili i rritjes së fëmijëve nga familja e njëjtë, aq më negativ do të jetë ai në ndikimin në shëndetin psikik të të gjithë anëtarëve të familjes.

"Ky zbulim është shumë befasues", tha Jenny Jenkins, profesoreshë e psikologjisë së aplikuar dhe zhvillimit njerëzor në Universitetin në Toronto dhe udhëheqëse e këtij studimi. "Kemi pritur që e ashtuquajtura "rritje diferenciale" ndikon vetëm në dinamikën në mes prindërve dhe fëmijëve. Megjithatë është treguar që ajo ndikon në tërë familjen".
"Rritja apo edukimi diferencial" në fakt është emër i zbukuruar për atë që në fakt paraqet favorizimin e një fëmije në krahasim me tjetrin.

Hulumtimi i cili është publikuar në revistën "Zhvillimi i fëmijëve" ka zgjatur katër vjet. Për këtë periudhë janë përcjellë "400 familje kanadeze me metodën e anketës dhe vrojtimeve direkte.

Prof. Jenkins dhe ekipi i saj kanë zbuluar që fëmijët e prindërve të cilët nuk i kanë trajtuar njëjtë fëmijët e vet, kanë pasur më shumë probleme me kujdesin dhe raportet shoqërore që kanë vazhduar edhe në moshën e rritur.
Hulumtuesit kanë zbuluar që rritja apo edukimi diferencial është i lidhur edhe me disa faktorë, siç janë varfëria, sëmundjet mentale dhe historia e abuzimeve në familje.

Njëlloj kështu, hulumtimi ka treguar që nënat të cilat kanë qenë nën stres më të gjatë emocional dhe financiar më rrallë kanë qenë të drejta ndaj fëmijëve të tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.