Pse duhet ta falni partnerin tuaj!

0:45 / 17.10.2012
Shumica dëshirojnë të kenë një ndarje shoqërore, por emocionet si mllefi, pikëllimi, frika dhe humbja e besimit ndarjen mund ta bëjnë më të vështirë.

Falja mund të duket si gjëja e fundit, të cilën do të dëshironit ta konsideroni me ish-partnerin, por këtu ju paraqesim disa nga arsyet pse do të duhej ta bëni një gjë të tillë, pra ta falni partnerin tuaj!

1. Falja iu shkon ju në dobi, e kurrsesi partnerit tuaj. Madje, edhe atëherë kur nuk ia dilni ta bëni një gjë të tillë, nuk është nevoja t’ia thoni me fjalë, por këtë ta shprehni dhe ta tregoni me veprimet tuaja.

2. Falja nuk do të thotë se ju po miratoni sjelljen jo të mirë, e po ashtu kjo kurrsesi se nuk do të thotë se ju do ta harroni atë që tashmë ju ka ndodhur. Kjo do të thotë se ju tashmë jeni pajtuar me situatën aktuale dhe se jeni aq të pjekur dhe të aftë saqë të kaluarën ta lini pas shpinës.

3. Procesi i faljes mund ta eliminojë ndjenjën e të qenit të pafuqishëm. Nëse ndiheni si viktimë, në momentin kur ta keni falur ju do të dilni fitues.

4. Falja ju mundëson që të liroheni nga emocionet, përfshirë ndjenjën e fajit, mllefit dhe pikëllimit. Falja ju ofron mënyrën që t’i pranoni gabimet, të shëroheni prej tyre dl;e të vazhdoni tutje.

5. Me mijëra studime dhe hulumtime e kanë vërtetuar se mllefi dhe indinjata janë të dëmshme si për lumturinë po ashtu edhe për shëndetin tuaj.

6. Hulumtimet e shumta për shkurorëzimet e kanë vërtetuar se ai mund të jetë njëri nga ndikimet më të vështira te fëmijët. Mënyra më me pak dhimbje është që ta tejkaloni konfrontimin dhe kështu do t’i mbroni ata.

7. Hakmarrja më e mirë është jeta e lumtur. Oscar Wilde dikur thoshte: “Gjithnjë i fal armiqtë, sepse asgjë më shumë nuk i lëndon sesa vetë falja”.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.