Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

18:47 / 30.07.2012
Studimi më i ri i bërë nga “Friends Reunited” ka treguar se 21.6% e njerëzve, pas ndarjes, ruajnë fotografitë e ish-dashurisë së vjetër.

Femrat janë më të ndjeshme se sa meshkujt, madje 61 % e tyre ruajnë fotografinë e ish të dashurit të saj, ngase ato nuk dëshirojnë ta harrojnë një pjesë të tyren, gjë që bëjnë edhe rreth 56% e meshkujve. Nga ana tjetër, janë meshkujt ata që fotografitë e tilla i fshehin. Çdo i pesti mashkull e pranon se si fotografinë e ish të dashurës së tij e fsheh nga e dashura e tij nga frika se do të shkaktojë xhelozinë, përderisa njëjtë mendojnë kështu edhe çdo e nënta femër. Mu për këtë arsye meshkujt i rëndon ndërgjegjja, sepse rreth 17% e tyre nganjëherë ndihen fajtor, që te femrat është 11%. Ndoshta për ndjenjën e keqardhjes kanë edhe arsye të vërtetë, sepse një nga nëntë meshkuj ruajnë fotografinë e ish femrave të tyre (12%), duke e pranuar se edhe më tutje ndjejnë diçka për to, në krahasim me 5% të femrave. “Nuk është befasi se gjysma prej nesh ruan kujtime vizuale për partnerët që kemi pasur, sepse fotografitë nxitin ndjenja të forta të cilet na kujtojnë kohërat e kaluara”, thotë psikologja Korin Suit.

“Arsyeja kryesore pse njerëzit fshehin fotografitë (sidomos meshkujt) me siguri qëndron në frikën e nxitjes së xhelozisë tek dashuria e re apo evoluimin e kujtimeve”. Parterët emocionalë dhe më të pjekur më lehtë pranojnë se në të kaluarën kishin një dashur tjetër në jetë. Pika kur ata janë të gatshëm të hedhin fotografitë e ish dashurisë (pas ndarjes, shkurorëzimit, vdekjes) është koha kur ata në mënyrë emocionale janë të gatshëm të vazhdojnë tutje me jetën e tyre. “Mirëpo është krejt normale që njerëzit të ruajnë fotografitë dhe të kujtojnë dashurinë e kaluar sepse ato fotografi krijojnë fotografinë e jetës sonë, qoftë e mirë apo e keqe ajo”.

Shumica prej nesh fotografitë i mban nëpër albume të vjetra (48%), derisa 31 % e tyre i fsheh ato nëpër dollap dhe kuptohet, nëpër bodrume (12%). Rreth 9% e meshkujve e pranon se me qëllim fotot e ish të dashurave të tyre i fsheh nëpër polderë të veçantë nëpër kompjuterë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.