Puthja për shëndetin

0:17 / 16.07.2012
Puthja është një shenjë dashurie e miqësie. Por çfarë rëndom harrohet: kontakti i afërt i buzëve nuk është vetëm një shenjë dashurie, por ka edhe përparësi shëndetësore.

Përderisa puthja në publik konsiderohet për shembull, në Japoni si skandaloze, në botën perëndimore i përket jetës së përditshme në të gjitha fushat - si përshëndetje mirëseardhje, kur takohesh me dikë apo si përshëndetje lamtumire para një udhëtimi të gjatë.

Çdo puthje vepron pozitivisht në gjendjen psikologjike. Me një puthje eliminohet stresi, zemërimi, pasi gjëndra e pështymës prodhon me shumicë insulin dhe mbiveshkorja - adrenalin. Kështu zvogëlohet prodhimi i kortizolit, hormonit të stresit. Në të njëjtën kohë rritet edhe prodhimi i endorphinës, hormonit të lumturisë.

Me puthjen stimulohet qarkullimi i gjakut. Ashtu si gjatë një stërvitje të lehtë rriten goditjet e zemrës deri në 110 goditje për minutë. Mushkëritë forcohen, pasi në vend të 20 frymëshkëmbimeve të zakonshme, bëhen gati 60 frymëshkëmbime në minutë. Me këmbimin e pështymës përmirësohet edhe imuniteti, sepse bakteret e panjohura të partneres/it nxisin për krijimin e antitrupave.

Nuk duhet harruar bukuria. Gjatë puthjes aktivizohen dhe stërviten deri në 38 muskuj të fytyrës, e kështu krijohen më pak rrudha. E kush e zgjat për dy minuta, duhet të gëzohet për figurën e tij trupore. Mesatarisht 15 kalori digjen gjatë kësaj kohe. Nëpërmjet prodhimit të shtuar të pështymës forcohet edhe smalti i dhëmbëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.