Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve

6:45 / 21.01.2013
Femrat edhe ashtu shpesh janë të komplikuara për ne meshkujt, por marrëdhëniet midis tyre janë një gjë me të vërtetë e vështirë për t'u kuptuar.

Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve, qoftë për raportet e miqësisë, apo të armiqësisë. Ja disa nga raportet më të shpeshta midis tyre.

E njohshmja e vjetër
Është vajza që e keni në fqinjësi, në shkollë, apo në punë. Edhe pse e njihni me vite të tëra, kurrë nuk keni krijuar një raport më të thellë me të. Kjo nuk është dikush të cilit ia besoni sekretet tuaja, apo që qani hallet me të.

Shoqja e përkohshme
Ju ka bashkuar situata në të cilën jeni gjendur, qoftë nëse jeni punësuar në të njëjtën kohë, jeni ndarë, apo jeni sëmurë. Situatat e tilla të stresit i shtyjnë njerëzit që të shoqërohen dhe të lidhen me të tjerët. Por, këto shoqëri rrallëherë kalojnë në shoqëri të gjata.

Shoqja e vërtetë
Ky lloj i raportit është më së vështiri për t'u krijuar. Shoqja është shumë e afërt me femrën. Shoqja e mirë e luan rolin e terapeutit, mbështetëses, bile edhe të partnerit jetësor, thonë psikologët. Shoqja e mirë është dikush te i cili mund të llogaritni gjithmonë, e mu për shkak të bukurisë dhe thellësisë së atij raporti, është e pamundur që të keni shumë shoqe të tilla.

Armikja
Është dikush që nuk keni mundur ta evitoni gjatë jetës, qoftë se keni shkuar në shkollë, në fakultet, apo keni punuar së bashku. Ajo që preferoni ta bëni në një rast të tillë, është që ta injoron i atë person. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
10:01 / 26.05.2013

Punëtorët nuk i gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë ende nuk respektohen në nivel të kënaqshëm. Kështu thonë punëtorë dhe drejtues t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.