Rastet për tradhti janë tërheqëse, si për meshkujt, po ashtu edhe për femrat

9:58 / 13.01.2013
33% e femrave kanë tradhtuar së paku një herë gjatë jetës së tyre të përbashkët me partnerët, ndërsa që tradhtinë e kanë shijuar edhe rreth 48,5% e meshkujve, derisa 5% e tyre e kanë pranuar se do ta bënin një gjë të tillë sikur të mos zbulohej.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se më shumë se një e treta e femrave kanë tradhtuar gjatë një periudhe kohore. Rreth 12% e zonjave e kanë pranuar se kanë menduar për tradhtinë, por se kurrë nuk ia kanë dalë ta shndërrojnë në vepër. Tradhtinë e tyre e kanë pranuar edhe rreth 48,5% e meshkujve, derisa 5% e tyre e kanë pranuar se do ta bënin një gjë të tillë sikur të mos zbulohej.

Sipas fjalëve të Lyn Fletcher, eksperte australiane për lidhje, femrave shumë më tepër tash u ofrohen mundësi për tradhti, në krahasim me kohën e kaluar. Një pjesë të gjatë të kohës së tyre e kalojnë në vendin e punës, ku kanë qasje ndaj internetit dhe rrjeteve shoqërore.

Më shumë se 90% e pjesëmarrësve në hulumtim kanë pohuar se anës tjetër kurrë nuk do t'ia falnin tradhtinë, edhe pse për një periudhë të pacaktuar kohore ishin pikërisht ata që kishin tradhtuar.

Rreth 40% e meshkujve besojnë se puthja e dhuruar një femre tjetër nuk përbën tradhti. Në anën tjetër, vetëm 15% e femrave mendojnë se puthja e një personi tjetër është e arsyeshme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:13 / 23.05.2013
Jon Bon Jovi

Bon Jovi kritikon Justin Bieberin

Rokeri legjendar, Jon Bon Jovi, e ka kritikuar ashpër superyllin Justin Biebrer, duke e quajtur atë të papërgjegjshëm.
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.