Sa janë të dëmshme fshehtësitë për një lidhje?

17:28 / 22.08.2012
A duhet thënë të gjitha detajet partnerit, si ato të së kaluarës, po ashtu edhe ato të së ardhmes, apo duhet fshehur diçka, në mënyrë që ta ruajmë qetësinë në lidhje?

Në rastet më të shpeshta, si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, fshehtësitë kryesisht sillen rreth jetës së dikurshme seksuale. Mirëpo, fshehtësi të tilla shpeshherë sjellin deri në katastrofa potenciale brenda një lidhjeje. Nëse njëri partner kupton diçka, diçka që do të mund të interpretohej keq, nga dikush tjetër, kjo mund të' sjellë deri në humbjen e besimit dhe shfaqjen e xhelozisë.

A mund një çift të jetë i sinqertë 100%? Të jesh i/e sinqertë gjatë gjithë kohës varet nga disa faktorë, si personaliteti, situatat, si dhe mirëkuptimi që ekziston ndërmjet çifteve. Në realitet është shumë e vështirë të jemi të sinqertë me partnerin 100%. Por, një gjë duhet ta dini, sa më të sinqertë që jeni me partnerin, aq më e fortë do të jetë lidhja juaj.

Në anën tjetër, ekzistojnë disa njerëz, të cilët mendojnë se ruajtja e disa fshehtësive të vogla kontribuon në ruajtjen e qetësisë në lidhje. Por, nëse heshtin diçka me peshë, nëse kjo zbulohet në të ardhmen, atëherë problemet do të jenë të shumta, sepse aty vjen në shprehje humbja e besimit në njëri-tjetrin. Po ashtu, duhet ta dini se ruajtja e diçkaje të madhe nga partneri shkakton stres dhe mungesë vetërespekti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
13:27 / 19.05.2013
Emeli Sande, Foto: Getty Images

Emeli Sande dëshiron të jetë terapeute e muzikës

Këngëtarja britanike, Emeli Sande, do të kishte dëshirë që të jetë terapeute muzikore në të ardhmen.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.