Sadizmi seksual

17:22 / 17.11.2012
Parafiliku me sadizëm seksual përfiton kënaqësinë seksuale kur i shkakton vuajtje psikologjike dhe fizike viktimës.

Këto veprime janë reale dhe jo të stimuluara. Disa individë, me këtë lloj parafilie, shqetësohen kur gjatë marrëdhënieve seksuale nuk realizojnë fantazitë dhe dëshirat e tyre sadiste.

Sadistët seksualë ushtrojnë kontroll të plotë mbi viktimën dhe e terrorizojnë atë me veprimet e tyre sadike. Ata aplikojnë atë ç'kanë parashikuar me fantazitë dhe dëshirat e tyre. Disa sadistë i realizojnë dëshirat imponuese seksuale në partnerë që kanë miratuar sjelljen e tyre, të cilët mund të jenë mazokistë seksualë dhe që kanë dëshira e kënaqësi të vuajnë dhe të poshtërohen. Disa të tjerë i realizojnë dëshirat e tyre pa miratimin e partnerëve. Në të gjitha rastet është vuajtja e viktimës që shkakton eksitim seksual.

Ndonjëherë fantazitë dhe veprimet sadiste e detyrojnë viktimën të zvarritet ose e izolojnë atë në një kotec. Sadistët seksualë i detyrojnë viktimat të izolohen dhe të kufizohen në veprimtarinë e tyre, i zënë sytë, i rrahin me shuplaka, i godasin në vithe, i rrahin me kamxhik, i pickojnë i djegin, i bëjnë goditje elektrike, i përdhunojnë, i godasin me thikë, i presin, i përndrydhin, i torturojnë, ose i vrasin.

Fantazitë sadiste mund të jenë formuar që në fëmijëri. Mosha e shfaqjes së marrëdhënieve sadiste është e ndryshme, por zakonisht ato evidentohen nga mosha e adultërisë së hershme. Sadizmi seksual ka ecuri klinike kronike. Kur sadizmi seksual kryhet në persona që nuk ngopen nga kryerja e akteve të ti lla, marrëdhëniet sadiste mund të përsëriten dell kur ata të kapen në flagrancë.

Disa sadistë seksuale mund lë kryejnë veprime sadiste për disa vjet me radhë, pa ndjerë nevojën e potencializimit dhe të shkaktimit të dëmeve fizike serioze. Zakonisht, rëndesa e veprimeve sadiste rritet me kalimin e kohës. Sadizmi seksual është i rëndë, sidomos kur ai shoqërohet me çrregullime të personalitetit antishoqëror. Në këto raste ata mund të dëmtojnë seriozisht ose të vrasin viktimat e tyre.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.