Salmon me arra

16:25 / 6.01.2013

(preferohet edhe për diabetikë)

 Përbërësit për 4 persona:
* 12 filxhan bajame të copëtuara
* 2 lugë majdanoz i freskët i grirë
* l lugë lëkurë limoni, e grirë
* 1 lugë mustardë
* l lugë verë e bardhë
* 4 fileta salmoni
* lëkura limoni, për servirj
e

Gatimi:
1. Ngrohim furrën në 220 gradë. Lyejmë një tavë. Në një mikser bashkojmë bajamet, majdanozin dhe lëkurën e limonit. I përpunojmë derisa bajamet të jenë grirë hollë.

2. Në një enë të vogël bashkojmë mustardën dhe verën. Lyejmë salmonët me këtë përzierje. Me gishta, shtypim përzierjen e bajameve mbi salmon. I vendosim filetat e salmoni në tavën e përgatitur.

3. I pjekim për 20 minuta ose derisa salmoni të fillojë të ndahet.
I servirim të shoqëruar me lëkurë limoni.

Për porcion: 379 kalori, 38 g proteina, 4g karbohidrate, 2g fibra, 2g yndyrë e ngopur, 96 mg kolesterol, 158 mg kripë.

/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.