Seksi Tantrik, ciceron i kënaqësisë femërore

1:14 / 11.07.2012
Një ciceron i jashtëzakonshme vjen nga Azia e largët. Nga ushtrimet që mund të bëhen vetëm deri te ato në çift dhe pozicionet kult deri te zonat erogjene që duhet të kihen parasysh.

Seksi tantrik është konsideruar si një nga eksperienca erotike më të jashtëzakonshme. Çfarë e bën atë kaq të veçantë?
Fakti që e bën të bazohet më shumë në zgjatjen në maksimum të ndjesisë së kënaqësisë dhe jo në arritjen e shpejtë të kënaqësisë, orgazmës. Duke rritur gjatësinë e aktit seksuale, rritet edhe mundësia e vizualizimit të imazheve plot sensualitet, të ashtuquajturat fantazi erotike, një lloj “kinemaje private” që ndihmon në identifikimin e kënaqësisë.

Çfarë të dhuron më shumë se erosi?

Principi bazë i tantras është të ‘s’lodhesh gjatë eksitimit’: të dish të alternosh shlodhjen me momentet e eksitimit është sekreti për të fuqizuar erosin. Në të njëjtën mënyrë tantra bashkon frymëmarrjen dhe pafundësitë e kënaqësive pozitive dhe negative që perceptojmë në eros.

Tantra ka lindur në Indi me qëllimin e vetëm për të arritur ndërgjegjësimit përmes seksualitetit. Megjithatë ky kompleks i rrallë ushtrimet, që përfshin mesazhe dhe meditime është ndikuar tej mase nga kornizat patriarkale, që bazoheshin më shumë në hamendje mashkullore më shumë se femërore. Kjo ka çuar në zhvillimin e një Tantra të përqendruar te gruaja, të quajtur Tara-tantra, pasi Tara është “gruaja e lirë që noton drejt bregut tjetër”.

Koncepti bazë i tara-tantra është dhënia e kënaqësisë së ndjenjave përmes energjisë vetjake seksuale dhe transformimin e kësaj force në energji shpirtërore. Vetëm kështu do të arrihet në bashkimin me botën, në kuptimin e domethënies së ekzistencës, në pasurimin shpirtëror.

Si duhet të zhvillohen ushtrimet e seksit tantrik për kënaqësinë e femrave?

Një hapësirë e rezervuar, në një atmosferë të qetë dhe të pasur me fantazi, një ambient intim, ku partnerët vendosin të jenë të lirshëm duke çliruar energjinë e tyre seksuale, duke punuar me trup, duke marrë frymë lehtë dhe qetë, me masazhime të zonave erogjene.

Çdo gjë duhet të mësohet pak nga pak, duket pasur një mendje të kthjellët dhe të qetësuar. Për një grua është shumë e rëndësishme të mësojë të njihet me energjinë e saj seksuale, në mënyrë që ta vlerësoja dhe shfrytëzojë kur është në kontakt me vetveten dhe të tjerët.

Cilat janë zonat më të ndjeshme erogjene të femrës?

Kur një grua është shumë e eksituar i gjithë trupi kthehet në një zonë erogjene. Kur nuk ka hyrë ende në këtë gjendje pikat më të nxehta janë buzët, pjesa e brendshme e veshëve, sqetulla, gjoksin, të ndenjurat, pjesa e sipërme e kërthizës, mali i Afërditës, ijët, klitorisi, pika G, anusi, pjesa e brendshme e kofshëve, gjuri dhe gishtat e mëdhenj të këmbës.

Por nëse femra ende nuk është eksituar, ose është shumë pak, zona më e nxehtë erogjene dhe më e rëndësishme është koka. Duhet stimuluar sa më shumë me komplimente, pamje, fantazi erotike, dhe sigurisht me deklarime dashurie.

Pozicioni kult i tantrës?

Është Yab-Yum që konsiderohet si pozicioni më efikas i dashurisë. Në ndryshim nga të gjitha pozicionet, në pozicionin Yab-Yum (ajo e ulur mbi të, përballë njëri tjetrit, mundësisht duke u vështruar në sy dhe me këmbët të mbledhura që të rrethojnë tërë shpinën e partnerit) me kokën lart.

Ky pozicion të jep mundësinë të perceptosh më mirë energjinë seksuale që sa vjen e rritet gjatë një akti. Nëse të dy partnerët lëvizin vithet, në mënyrë që lëvizjet e tyre të ndjekin njëra tjetrën duke qenë ritmike do të arrijnë të vendosin një harmoni të qëndrueshme midis trupave të tyre. Është shumë e rëndësishme që gjatë këtyre çasteve të partnerët të preken, pasi në këtë mënyrë asgjë nuk do të arrijë të pengojë bashkimin e thellë shpirtëror mes tyre.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.