Shamponët dhe rënia e flokëve

1:44 / 22.12.2011
Kur njerëzit ndryshojnë shamponin e tyre te rregullt, kondicionerin apo çfarë do produkti tjetër për flokë, ata natyrisht i japin vëmendje shtesë gjendjes së flokëve dhe kokës së tyre.

Farmacist Krenar Dobroshi
M. Sci. Kozmetologji

Nëse vërejnë ndonjë përmirësim nga produktet e përdorura, njerëzit, lavdërojnë produktin e ri. Po ashtu, nëse vërejnë ndonjë gjë negative ata fajësojnë produktin. Në qoftë se ata vërejnë se flokët u bien, ata fajësojnë produktin po ashtu – edhe nëse humbja ka vazhduar për muaj. Ata mund të fillojnë të besojnë se do të mbeten pa flokë (alopecia totalis).

Hulumtimet tregojnë se përderisa shumë njerëz kuptojnë që rënia e flokëve është një proces normal në ri-rritjen e flokëve, të tjerët e lidhin atë me përdorimin e shamponëve të ‘papërshtatshëm’ në vend të fajësimit të shkaqeve të tjera si krehja apo larja apo ndërhyrjet tjera kimike.

Vetëm pak njerëz i njohin faktorët si lindja e fëmijës, medikamentet, dieta, trashëgimia gjenetike ose sëmundjet si shkaktarët e mundshëm të humbjes së flokëve, megjithëse të gjitha këto janë të njohura për shkencëtarët e flokëve.

E vërteta është se shamponët nuk shkaktojnë rënien e flokëve. As nuk kanë ndonjë efekt mbi normën e përditshme të humbjes, apo në normën e rritjes së flokëve. Jo çuditërisht, më shumë flokë bien në ditët kur flokët lahen me shampon se në ditët kur nuk lahen për shkak të veprimit të thjeshtë mekanik të larjes së flokëve. Kufiri i pranueshëm i rënies së flokëve në ditë është rreth 100 fije. Kjo sasi është normale dhe nuk nënkupton humbjen e flokëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
19:36 / 21.05.2012
Samsung del me Focus 2

Samsung del me Focus 2

Samsung Focus 2 ishte paralajmëruar më herët gjatë këtij muaji, ndërsa tani pajisja pritet të jetë në dispozicion tek ...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.