Shenjat që xhelozia po shfaqet

9:38 / 1.02.2013

Shumë fakte tregojnë se xhelozia është si pasojë e mungesës së vetëbesimit. Kujdesuni që ta eliminoni dyshimin sa më parë, në mënyrë që t'i jepni edhe një rast lidhjes suaj, e cila përndryshe do ta ketë fundin të sigurt.

U ka ndodhur që i dashuri t'u thërrasë me emër të dikujt tjetër, sytë e tij të qëndrojnë më gjatë se që duhet te shoqja jote më e mirë dhe flet me shumë entuziazëm për një vajzë në punë? Shenjat e xhelozisë po shfaqen.

Vetëbesimi
Shumë fakte tregojnë se xhelozia është si pasojë e mungesës së vetëbesimit. Nëse nuk jeni e sigurt në vete, në mënyrë të pashmangshme do të përballeni me xhelozi. Nëse nuk besoni se jeni e mjaftueshme për të, atëherë si mund të mendojë ai një gjë të tillë. Duhet të keni më shumë vetëbesim dhe të nxisni atë t'ua shprehë ndjenjat sa më shpesh.

Kontrolli i tepërt
Njerëzit që kanë prirje të kenë një kontroll të tepruar mbi gjithçka janë ata që zakonisht përfundojnë të parët, duke ndjerë xhelozi dhe ndjenja të tjera negative. Kjo do të ndikojë edhe te partneri juaj, në mënyrë që ai t'ua dëshmojë që ju nuk mund ta kontrolloni, ai mund edhe të bëjë diçka të afërt me tradhtinë.

Mosbesimi
Nëse keni vetëbesim, por nuk besoni te partneri juaj, atëherë lidhja e juaj e ka të garantuar fundin. Natyrisht se mungesa e besimit te partneri do të shkaktojë skena xhelozie, madje nga të dyja palët. Nëse vëreni aktivitete të dyshimta më mirë bisedoni para se gjithçka të përfundojë.

Distanca
Lidhjet që zhvillohen kur të dashuruarit jetojnë larg njëri-tjetrit mund të jenë shkaktar i skenave të shpeshta të xhelozisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.