Shkencëtarët kanë shpikur vaksinën kundër trashjes

1:18 / 14.07.2012
Shkencëtarët kanë shpikur vaksinën kundër trashjes, e cila shfrytëzon sistemin e imunitetit për të parandaluar trashjen.

Vaksina revolucionare gjatë testimit u është dhënë minjve dhe pas katër ditëve, tek minjtë është vënë re humbja e peshës trupore për 10 për qind.

Kafshët gjatë kësaj kohe janë ushqyer me ushqim të yndyrshëm dhe kalorik. Nëse ky injeksion është i suksesshëm në njerëz; kjo do të thotë që do të mundësojë konsumimin e ushqimit të shijshëm dhe me shumë kalori pa frikë nga trashja, shkruan "Daily Mail".

Megjithatë, ekspertët theksojnë që nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi i shëndetshëm, sepse ushqimi tepër i yndyrshëm lë pasoja të tjera të dëmshme për shëndetin. Hulumtimi më i ri është ende në fazën testuese, ndërsa injeksioni mund të gjendet në treg vetëm pas shtatë vjetësh.

Autori kryesor i studimit, Keith Haffer nga kompania amerikane Braasch Biotech ka thënë që ky studim tregon që trashja ka mundësi të shërohet me vaksinë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.