Shprehitë vjeshtore që na bëjnë të shtojmë në peshë

0:00 / 26.10.2012
Edhe pse për shumicën vera është stina e preferuar e vitit, shumëkush mund të kënaqet edhe me ardhjen e ditëve të ftohta vjeshtore. Mirëpo, temperaturat e ulëta nuk sjellin vetëm freski, por edhe rrezik nga grumbullimi i kilogramëve. Për t’ju ndihmuar në luftën kundër trashësisë, ju sjellim disa shprehi të cilat duhet t’i eliminoni.

Ushqimi i rëndë
Koha e freskët padyshim që e shton apetitin, ndërsa me ardhjen e vjeshtës na shtohet edhe dëshira për llojet e ushqimit, të cilët i kemi shmangur për shkak të nxehtësisë. Gjellët, pitet dhe tortat, janë vetëm disa nga ushqimet vjeshtore që mund të na shtojnë pakëz kilogramë.

Zgjidhja: Nuk ka arsye pse të mos i shijoni ushqimet e këtij sezoni, megjithatë duhet pasur kufi. Zvogëloni porcionet, ndërsa sa u përket desertëve nëse i bëni vetë, le të jenë pakëz më të lehtë dhe me më pak sheqer.

Zvogëlim i aktivitetit
Është normale që gjatë verës jemi më aktivë, sepse kohën e nxehtë e kalojmë jashtë shtëpisë. Shumëkush kohën e nxehtë e ka shfrytëzuar për të shëtitur, duke vozitur biçikletën, duke vrapuar..., ndërsa me ardhjen e pikave të para të shiut, aktivitetet e tilla reduktohen, gjë që mund të sjellë deri te shtimi në peshë.

Zgjidhja: Mos i anashkaloni aktivitetet fizike, por realizoni ato në ambient të mbyllur. Nëse keni pajisje shtëpiake për ushtrime, shfrytëzojini, ose bëhuni vizitorë të rregullt të qendrave të fituesit.

Koha e ftohtë- oreksi i shtuar
Është shumë e vërtetë se kur moti është i ftohtë na shtohet apetiti, i cili rritet në mënyrë proporcionale me rënien e temperaturave. Kjo ndodh pasi ushqimi është karburant për organizmin dhe nxit urinë, sepse në këtë mënyrë na ngroh.

Zgjidhja: Mos lejoni që të keni të ftohtë, vishuni mirë. Ndërsa sa i përket ushqimit, gjatë kohës në mes të vakteve për energji shtesë bëni një përzierje të shëndetshme të rrushit, arrave, bajameve dhe produkteve të ngjashme arrore.

Teshat i mbulojnë të metat
Është dëshmuar se femrat gjatë verës i kushtojnë më shumë rëndësi trupit të tyre duke u munduar që të duken sa më mirë që mundet. Mirëpo, me ardhjen e vjeshtës, fillojmë të veshim rroba, të cilat mbulojnë thuajse gjithçka, prandaj nuk shqetësohemi më për celulitin, barkun apo problemet tjera të femrave që gjatë verës u pengojnë.

Zgjidhja: Secili nga ne kur shikohet në pasqyrë pa rroba, gjithmonë gjen diçka të cilën do të dëshironte ta ndryshojë. Mos e pritni sezonin e ardhshëm veror për ta bërë këtë, por filloni menjëherë me hapa të vegjël por të sigurt për ta arritur qëllimin e caktuar.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.