Shtatë këshilla për të thyer monotoninë në shtrat

13:04 / 6.10.2012
Mungesa e dëshirës për seks është ndoshta problemi më i madh seksual ditët e sotme, për të dyja gjinitë. Nga një studim i kryer në SHBA, rezulton se femrat duan 68.5% seks nga sa u dhurojnë partnerët. Por cili është çelësi i zgjidhjes?

Rikthimi te seksi

Filloni duke krijuar anën sensuale të jetës suaj seksuale. Kënaqësia nuk është vetëm orgazma, por edhe sensualiteti gjithashtu. Kështu ju duhet që:

1. Të paktën njëherë në javë lëreni mënjanë penetrimin. Kjo do të heqë theksin nga marrëdhënia seksuale dhe do t’u rikthejë dëshirën për t’u përqafuar dhe përkëdhelur si në fillimet tuaja.

2. Uluni mënjanë çdo ditë nga një orë, në një mjedis sensual, ndizni qirinj dhe vendosni muzikë romantike në sfond.

3. Prekni dhe ledhatoni trupin e partnerit me gishta dhe gjuhë, por jo organin gjenital. Bindeni atë t’u tregojë çfarë e kënaq në veçanti dhe mbajeni mend. Më pas tregojini ju atij se ku do të dëshironit që t’i çonte duart.

4. Pas dy ose tre sesionesh me prekje të tilla, filloni në zonën gjenitale. Tregojini përsëri partnerit çfarë u kënaq dhe mos harroni të shkëmbeni rolet.

5. Prisni deri në fund të javës për të bërë seks. Atëherë do të mund të vini në jetë gjithçka keni provuar e mësuar këto netë dhe të shijoni intimitetin seksual më të mrekullueshëm, të cilin e keni zbuluar vetë ju.

6. Performoni një striptiz për partnerin tuaj. Krijoni skenën me muzikë dhe vishni të brendshme seksi, por pa lënë mënjanë edhe llastikun e çorapeve. Zhvishuni me ngadalë dhe mos lejoni që të zbulohet e gjithë lëkura juaj. Lëreni të presë dhe mos lejoni që ai t’u prekë deri sa të vendosni vetë.

7. Për të gjallëruar jetën tuaj seksuale bëhuni të paparashikueshëm. Mos bëni atë që pret partneri juaj. Thyejeni rutinën me fantazi, eksperimente dhe surpriza.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.