Shtatë shenja se nuk jeni të gatshme për lidhje të re

6:42 / 22.02.2013

Ndonjëherë është vështirë të mbijetohet ndarja. Gabimi më i madh në një rast të tillë, është që ta filloni një lidhje të re. Ja shenjat se duhet të pritni ende.

1. Ende nuk e keni dorëzuar lutjen për shkurorëzim
Edhe pse martesa ka marrë fund, ju ende nuk e keni dorëzuar kërkesën për shkurorëzim. Vetë ky fakt nënkupton se ende është herët që të dilni me persona të tjerë, me qëllim të krijimit të lidhjes.

2. Ende ndiheni sikur të ishit e martuar
Flisni për ish-burrin, sikur të ishit ende e martuar me të, apo keni ndjenjën se jeni duke e mashtruar kur dilni me ndonjë burrë tjetër? Nëse po, atëherë mos u ngutni që ta krijoni një lidhje të re. Qëroni më parë hesapet me lidhjen e vjetër...

3. Nuk ka mjaftuar asnjë vit i tërë
As pasi ka kaluar një vit nga shkurorëzimi, disa njerëz nuk janë të gatshëm që të njihen me partnerë potencialë. Ndjenjat e lënduara, zemërimi dhe rënia e vetëbesimit mund t'ju bëjnë që ta filloni tepër shpejt ndonjë lidhje të re, e cila më pas ka të ngjarë që të prishet edhe më shpejt sesa e kaluara.

4. Preferencat zbulojnë personalitetin tuaj
Preferencat tuaja në lidhje me vetitë që nuk i doni te meshkujt, sikur që janë rrenacaku, mashtruesi, manipuluesi apo i varuri, vetëm sa pasqyrojnë atë që ju ka ndodhur dhe tregon se ende nuk jeni e gatshme për lidhje të re.

5. Përgjithësimi - shenjë se nuk e keni harruar
Nëse i përgjithësoni gjërat, duke thënë se të gjithë meshkujt janë njësoj, kjo dmth se ende nuk e keni harruar ish-partnerin. Përderisa nuk arrini të bindeni se të gjithë meshkujt megjithatë nuk janë njësoj, është mirë që të prisni e të mos dilni me të tjerë.

6. Evitoni bisedat rreth ish-të dashurit
Përmendja e ish-të dashurit para partnerit të ardhshëm nuk është aspak e preferuar. Në takimin e parë duhet të përqendroheni te partneri i ri, e jo te kërkimi i të metave.

7. Zemërimi hetohet
Zemërimi mund të jetë tejet destruktiv. Ai është shenjë se ende nuk e keni mbijetuar ndarjen. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.