Si e mashtrojnë veten femrat

1:03 / 25.08.2012
Secilit prej nesh i ndodh nganjëherë ta mashtrojë vetveten. Shikoni nëse disa prej këtyre mashtrimeve ia thoni vetes suaj dhe sa shpesh ndodh ta bëni një gjë të tillë.

Seksi zgjidhë mospajtimet
Të gjitha problemet tuaja, nëse nuk i zgjidhni, ato do të shfaqen dhe përsëriten, nëse nuk i zgjidhni me bisedë, debat madje edhe me grindje. Natyrisht se seksi do t’i zgjidhë disa nga mospajtimet tuaja, por kjo do të jetë vetëm zgjidhje e përkohshme.

Sa kam nevojë për këtë veshje
Kur një femër shikon një palë këpucë të bukura apo një çantë të bukur, kufiri midis ‘dëshiroj’ dhe ‘më duhet’, nuk duket. Rezultati është dollapi plot me gjëra që do t’i vishni vetëm njëherë në jetë.

Nesër do të filloj të ushtroj
Nëse më të vërtetë dëshironi të ushtroni, pse nuk filloni që sot? Do të ndiheni më mirë dhe do të jeni të kënaqur me veten tuaj e njëherësh edhe shkuarjen tuaj të nesërmen në palestër do ta lehtësonit.

Nuk është xheloz, por tregon dashurinë e vërtetë
I dashuri juaj e ka të vështirë ta përballojë edhe bisedën me të thjeshtë me shokët, e ju jeni të bindur se vetëm po tregon dashurinë e tij? Mos e teproni me xhelozinë, pak xhelozi është krejt normale, por kujdes.

Kam nevojë për një mashkull në jetë
Shfrytëzojeni kohën që ta njihni veten tuaj. Kurrë në jetën tuaj mos pranoni dikë vetëm nga mendimi juaj se ju duhet një mashkull në jetë.

Brengosem për familjen për shkak të dashurisë
Natyrisht, por mos e teproni dhe mos u bëni viktimë. Dhe, pse dashuria duhet të ndërlidhet me brengosjen?

Jam shumë e vjetër për...
Kurrë nuk jeni tepër të vjetër për t’u argëtuar, për dashuri apo për një diplomë. Më mirë kini vëmendje ndjenjat se si vitet dhe do ta zbuloni se çfarë ju bën më të lumtur. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.