Si mund ta njihni partnerin e dhunshëm

0:12 / 15.10.2012
Lidhja tepër e shpejtë dhe shprehja e dashurisë, xhelozia dhe pasiguria në ndjenjat tuaja, kontrolli dhe kërcënimet për ndarje janë shenja se kjo nuk është një marrëdhënie e shëndoshë.

Studime të shumta tregojnë faktin se dhuna sa vjen e rritet në marrëdhëniet bashkëshortore, por edhe në marrëdhëniet e tjera, përderisa psikologët theksojnë se kjo shifër mund të zvogëlohet nëse njerëzit me kohë vërejnë shenjat e mundshme të dhunës te partneri potencial.

Lidhja e shpejtë
Partneri, i cili porsa ju ka njoftuar dhe fillon të flasë se sa shumë ju dashuron, se si planifikon të ardhmen me juve është shenja e parë për alarm. Edhe pse shprehja e tillë e ndjenjave me siguri se do t’i shkojnë për shtati egos tuaj, kujtojeni se kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë.

Xhelozia
“Xhelozia është shkasi më i shpeshtë i sjelljes në një marrëdhënie të dhunshme”, shpjegon psikologja Amy Bonomi. Shenja të qarta të xhelozisë janë akuzat shkaku i bisedës me të tjerët, veshjes provokuese, kohës së pakët që kaloni me partnerin dhe akuzat për tradhti.

Kontrolli
Nëse partneri posesiv dëshiron që mbi juve të ketë kontroll, shpeshherë do t’jua thotë se si nuk guxoni të jeni të afërt me të tjerët, të cilët ai i konsideron si të ‘këqij’, nuk i dëshiron në praninë apo afërsinë tuaj dhe insiston që në çdo moment ta dijë se ku ndodheni.

Kërcënimet
Fjalitë si “Do të vetëvritem nëse më braktis” apo “Do të vras nëse më braktis” janë deklarata dhe episode që shfaqen te personat e tillë porsa ta keni përmendur ndarjen.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.