Si t'i evitoni gabimet më të shpeshta pas ndarjes?

22:40 / 7.02.2013
Shkëputja e lidhjes mund të jetë shumë e rëndë, sidomos nëse nuk e keni pritur, prandaj nuk habit fakti që, në një rast të tillë, shpesh bëjmë gjëra "jonormale".

Amy Höglund, autorja e librit "Your Boyfriend's Best Girlfriend", ka përpiluar listën e gabimeve më të këqija që bëhen pas ndarjes:

Mos iu lutni tepër
Të kërkosh falje është një gjë tjetër, por lutjet e tepërta janë të pavenda. Duhet të mos e poshtëroni veten, sepse askush nuk dëshiron që të jetë në lidhje me një person të tillë.

Ribashkimi tepër i hershëm
Ndonjëherë ndarjet shërbejnë për ta analizuar situatën dhe mundësinë e rifillimit të lidhjes. Por, nëse ribashkoheni ende pa i zgjidhur problemet, atëherë nuk keni bërë asgjë.

Vaji me anë të këngës
Nuk ka asgjë të keqe që ta dëgjoni këngën tuaj të preferuar, duke qarë dhe duke kujtuar kohën e kaluar. Por, nuk ka nevojë që ta incizoni veten dhe ta qitni në “YouTube". Megjithatë, kjo është një çështje personale.

Dhënia pas veseve
Ndarjet mund të jenë aq .dramatike, sa të na e ndryshojnë jetën. Nëse vëreni se keni filluar të pini alkool, e më parë nuk ju ka shkuar mendja për një gjë të tillë, atëherë duhet të ndaleni e të mendoni se ku jeni duke shkuar.

Hakmarrja
Në shikim të parë mund të duket ide e mirë, por hakmarrja në fund do t'ju lëndojë më shumë juve sesa ish-të dashurin tuaj. Pastaj, kurrë nuk mund ta dini se a është ndarja vetëm e përkohshme, apo jo, ku nëse është e përkohshme, pas hakmarrjes mund të bëhet e përhershme. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry (Foto: Vogue)

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:58 / 19.06.2013
Foto: Ilustrim

162 milionë euro më pak investime të huaja

Investimet e huaja në Kosovë, janë duke rënë me të madhe. Vetëm mes vitit 2011 dhe 2012 shohim rënie prej më shumë se...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.