Si të humbisni kilogramët në mënyrë argëtuese

0:47 / 22.07.2012
Asnjë dietë nuk bën aq shumë mrekulli, që sipas kërkuesve nuk ekzistojnë, por dhe pak sakrifica, vakte me kalori të mjaftueshme dhe shumë lëvizje.

Më shumë seks
Përveç faktit që është argëtues, seksi ndihmon edhe për të humbur peshë. Gjatë orgazmës në organizmin e njeriut sekretohet endorfina, e cila shkakton ndjenjë të njëjtë me atë që krijohet kur hamë çokollatë, vetëm nuk ka kalori shtesë! Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se seksi bëhet gjithnjë e më i mirë pas secilit kilogram të humbur, sepse njerëzit ndihen më tërheqës, e me vetë këtë rritet edhe libidoja.

Dëgjoni muzikë
Një studim amerikan ka zbuluar se femrat më gjatë e respektojnë programin e ushtrimeve nëse dëgjojnë muzikë.

Rrobat si motiv
Nxirrni nga dollapi fustanin ose xhinset, të cilat nuk keni mundur t'i vishni për një kohë të gjatë, por dëshironi që përsëri me to të dukeni në formë të përkryer. Kjo do t'ju rikujtojë qëllimin tuaj dhe nuk do të hiqni dorë.

Mbështetja e njerëzve të afërt
Është shumë më vështirë të luftoni me kilogramët e tepërt nëse mund të mbështeteni vetëm në veten tuaj. Disa studime kanë zbuluar se mbështetja e njerëzve të afërt ka domethënie të madhe gjatë kohës derisa jeni në dietë.

Pagesa paraprake
Ekspertët këshillojnë që paraprakisht të paguani ushtrimet në palestër. Duke e ditur se tashmë keni paguar, disi do të detyroheni që të shkoni, sepse do t'ju vijë keq të humbni paratë e fituara me mund.

Shikohuni në pasqyrë
Shikojeni veten për një kohë të gjatë në pasqyrë, vëreni mangësitë tuaja, por mos e kritikoni veten, thoni diçka të mirë për trupin tuaj. Siç pohojnë ekspertët, një qasje e tillë motivon për ushtrime dhe ushqim të shëndoshë, si dhe për kujdes të përgjithshëm për trupin tuaj.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.