Si ta mbani mashkullin për vete?

5:03 / 14.01.2013
Sherry Argov, autore e librit "Pse meshkujt dashurojnë bushtrat", në librin e saj përgjigjet në pyetjet që shtrojnë pothuajse të gjitha gratë e botës.

Kur në lidhje japim gjithçka, ndërsa ajo prapëseprapë dështon, duhet të pyesim se ku kemi gabuar. Ishit të mira, plot mirëkuptim ndaj problemeve të tija, tolerante kur nuk lajmërohet, gjithmonë të rregulluara ... dhe - asgjë.

Natyrisht se përgjegjësia për dështimin e lidhjes është e përbashkët, asgjë nuk mund të ndryshohet te mashkulli, por te vetja gjithsesi se po. Çfarë është ajo që mund të ndryshojmë e çfarë jo? A duhet të silleni të sinqertë apo edhe të jeni të shkathëta?

Vlerësojeni realisht
Është shumë me rëndësi që me gjakftohtësi ta shikoni mashkullin se sa ju dhuron me vullnetin e tij. Pra, çfarë ju ofron e që ju për asnjë mënyrë nuk e keni kërkuar. As në mënyrë të hapur as nga anash, as me dinakëri e as me sinqeritet. Në bazë të kësaj do ta vlerësoni çfarë është dhe më lehtë do ta kuptoni nëse ju përshtatet apo jo. Para se të shtroni pyetjen a jeni ju e mirë për të, shtroni pyetjen sa i mirë është ai për ju.

Mos e ndiqni nga pas
Rregull i artë, sidomos nëse gjërat janë në fillim apo lidhja ka hyrë në terren të rrëshqitshëm, thotë që nuk duhet ndjekur mashkullin nga pas dhe të insistoni për të qenë në kontakt. Kjo është shumë e vështirë nëse jeni e dashuruar çmendurisht. Por, forcojeni zemrën dhe tërhiquni - suksesi është i garantuar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
15:18 / 24.05.2013

Ministri Beqaj priti në takim ambasadorin austriak

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Federale të Austrisë në Prishtinë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.