Si ta njihni vajin kualitativ të ullirit?

16:32 / 17.07.2012
Nëse blini vaj ulliri shtëpiak, provojeni - kualitetin do ta njihni sipas shijes lehtësisht të ithët. Poashtu, mundeni pak vaj të spërkatni në pëllëmbë dhe të merrni erë - duheni ta ndieni aromën e ullinjve ose të barit.

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti, jetëgjatësie dhe nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore. Vaji ekstra i virgjër fitohet pas shtypjes së parë të ullinjve dhe nuk guxon ta ketë aciditetin më të lartë se 0,8 për qind.

Gjatë përzgjedhjes përqendrohuni në vajrat që e kanë aciditetin më të vogël se 0,5 për qind. Vetëm kështu do të jeni të sigurt që ullinjtë janë shtypur menjëherë pas vjeljes.

Nëse e thithni nëpër dhëmbë, vaji i keq do të zbulojë shijen e metalit ose atë që përkujton yndyrën e nxehur. Armiku më i madh i vajit të ullirit janë nxehtësia dhe drita, sepse shkaktojnë prishjen e shpejtë. Kërkoni vaj në shishe sa më të errëta dhe për të parandaluar prishjen e shpejtë, një pjesë të vajit vendoseni në një shishe më të vogël dhe ruajeni në dollap sa më larg nga burimet e nxehtësisë. Pjesën tjetër ruajeni në temperaturë në mes 14 dhe 15 shkallë.

Shishen çdo herë pas hapjes duhet ta mbyllni sa më mirë që vaji të mos absorbojë aromat e ushqimit tjetër. Në parim tentoni të shmangni çdo vaj ulliri më të vjetër se një vit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.