Si të pastroni njollat nga librat

0:20 / 23.07.2012
Librarinë shtëpiake, sidomos nëse është e vendosur në rafte të hapura, duhet ta pastroni rregullisht nga pluhuri. Letra është sikurse magneti dhe e tërheq pluhurin, ndërsa me kalimin e kohës librat me pluhur marrin një erë të pakëndshme dhe të rëndë.

Njollat e yndyrshme largoni me letër thithëse duke e vendosur nën fletën me yndyrë. Pastaj hekuroseni faqen me temperaturë të vakët dhe njolla e yndyrshme do të kalojë në letrën thithëse. Njollat në faqet e librave të shkaktuara nga pluhuri, largoni me një vatë të njomur në peroksid hidrogjeni të holluar. Kur t’i fshini të gjitha njollat, lëreni librin të hapur ashtu që të thahen faqet.

Njollat e ngjyrës, po ashtu, pastrohen me peroksid hidrogjeni të holluar. Mos harroni që nën faqen e njollosur të vendosni letër thithëse, në mënyrë që ngjyra e tretur të mos e njollosë faqen tjetër të pastër të librit.

Në hapësirat ku ka shumë libra nuk do të ndihet aroma e pakëndshme nëse pas librave, në rafte vendosni disa vata pambuku të njomura me kamfor.

Mykun nga kapakët e librit mund ta largoni me përzierjen e 10 gramë hidroksid dhe 50 gramë amoniak. Këtë përzierje me kujdes vendoseni në çdo njollë myku, ndërsa kur njolla të zhduket, fshijeni vendin e pastruar me ujë të distiluar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
9:28 / 20.06.2013

IFC dhe ZRRE do ta zhvillojnë tregun e energjisë së ripërtërishme

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore është pajtuar të bashkëpunojë me Zyrë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.