Si ta ruani romancën edhe pas një kohe të gjatë në lidhje?

17:31 / 23.02.2013

E keni zgjedhur personin me të cilin do ta kaloni jetën, megjithatë, për shkak të mungesës së kohës, edhe pse jetoni në të njëjtën shtëpi, ju nuk kaloni shumë kohë bashkë? Kjo mund të ndikojë negativisht në lidhjen tuaj, prandaj ne kemi disa këshilla se si ta mbani të gjallë romancën edhe pasi të ketë kaluar një kohë e gjatë në lidhje.

1. Kërkojani direkt atë që ju duhet
Partneri juaj nuk mund t'ua lexojë mendjen. Ju duhet të bëheni e vetëdijshme për ato sjellje dhe emocione që keni në atë marrëdhënie. Ata që zakonisht kërkojnë shumë frikësohen nga braktisja, kurse ata që nuk kërkojnë shumë frikësohen nga konsumimi i tepërt i tyre. Nevojat më të mëdha të dy llojeve të personaliteteve janë ato që kanë të bëjnë me lidhjen emocionale.

2. Respektojeni veten dhe partnerin gjatë tërë kohës
Ka momente kur ndiheni e zemëruar dhe e nxehur. Përdoreni një teknikë të gjetjes së problemit dhe zgjidhjes së tij para se të flisni me partnerin. Mësohuni që t'i shprehni edhe ato ndjenja në një mënyrë më të qetë e jo kërcënuese. Bëhuni gati që partneri ta kundërshtojë zgjidhjen që e keni gjetur ju. Pyeteni atë për një zgjidhje. Mos harroni ai është aleati dhe miku juaj më i mirë

3. Mundohuni të sillni risi
Shpesh lidhjet mbarojnë edhe nëse kanë zgjatur për një kohë, pikërisht për shkak se bëhen të mërzitshme dhe nuk ka më risi.
Kujdesuni që të sillni lule në shtëpi, të dilni në takime, të shkoni në një aventurë, të filloni një projekt bashkë, të skijoni, të ngisni biçikleta, të fotografoni natyrën - keni ide nga më të ndryshmet. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.