Si të kombinojmë ngjyrat

23:38 / 27.01.2013
Të kombinosh ngjyrat duket si gjëja më e thjeshtë e botës, pasi mjafton të dish se cilat ngjyra shkojnë me njëra-tjetrën dhe cilat jo. Por në realitet ndodh ndryshe, sepse moda shpesh po i thyen rregullat, duke propozuar kombinime ngjyrash jashtë çdo skeme, gjë që krijon konfuzion.

Pavarësisht nga kjo, për të ditur si të kombinojmë ngjyrat, duhet para së gjithash të mësojmë rregullat bazë dhe së dyti, të marrim në konsideratë edhe “ngjyrat tona”, d.m.th. nuancat e lëkurës dhe të flokëve, të cilat ndikojnë në përzgjedhjen e veshjes.

Rregullat bazë të kombinimit të ngjyrave
Për të ditur si t’i kombinojmë ngjyrat, zakonisht i drejtohemi rrethit te Itten-it (foto e mëposhtme), i cili mund të jetë një udhëzues shumë i mirë edhe për ne. Rregulli i këtij rrethi është që të mos kombinojmë ngjyrat e afërta me njëra-tjetrën, ndërsa ato që ndodhen në pozicione të kundërta kombinohen shumë mirë. Ky mund të jetë një fillim i mirë i kombinimit, por më mirë le të rifreskojmë pak kujtesën lidhur me kombinimet kryesore:

Si të kombinojmë të bardhën: Ndoshta është ngjyra më e kombinueshme nga të gjitha, sepse në fakt mund ta kombinojmë me ngjyrat pastel apo neutro, por edhe me ngjyrat e ngrohta si e kuqja. Në rastin e së bardhës, duhet mbajtur parasysh se veshjet me këtë ngjyrë synojnë të theksojnë format, prandaj në se nuk dëshirojmë këtë lloj efekti, më mirë të mos vishemi me të bardha ose ndoshta duhet të zgjedhim veshje jo shumë të ngushta.

Si të kombinojmë të kuqen: Kjo është ndoshta ngjyra më e vështirë për t’u kombinuar, gjë që shihet edhe nga rrethi i Itten-it; ajo nuk shkon me blunë, të verdhën, jeshilen, portokallien, etj. Shkon shumë me të zezën e të bardhën dhe nuk duhet të rrijë kurrë pranë rozës, edhe pse ky kombinim përfaqëson një nga rregullat e thyera nga stilistët vitet e fundit.

Si të kombinojmë ngjyrën kafe: edhe kjo ngjyrë nuk është e lehtë për t’u kombinuar. Ajo shkon mirë me nuanca të tjera të ngjyrës kafe (bezhën, ngjyrën e lëkurës), me të praruarën dhe jeshilen. Nuk duhet të kombinohet me të zezën.

Si të kombinojmë të zezën: e zeza shkon me pothuajse të gjitha ngjyrat, me përjashtim të ngjyrës kafe (përveç ngjyrës së lëkurës) dhe blusë (përveç blusë elektrike). Ngjyrat pastel shkojnë shumë me të zezën, por është më mirë të zgjedhim ngjyrat e ndezura, në rast se duam një kombinim të përkryer.

Si të kombinojmë të verdhën: ndryshe nga ç’mendohet, e verdha mund të kombinohet në mënyra të ndryshme. Ajo shkon me ngjyrën kafe dhe ngjyrat e errëta, me vjollcën dhe jeshilen e çelur.

Si të kombinojmë të kaltrën: e kaltra kombinohet në mënyrë të përkryer me të gjitha nuancat e tjera të së kaltrës. Evitoni kombinimin e saj me të zezën, të kuqen dhe të verdhën.
Këto janë kombinimet bazë të ngjyrave kryesore, për të cilat duhet të kemi parasysh që të mos kombinojmë ngjyrën me nuancat e saj, me përjashtim të ngjyrave blu dhe kafe. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.