Si t’i lexoni shenjat që ua jep ai?

5:46 / 2.03.2013
Nëse jeni duke u munduar të zbuloni si ta lexoni gjuhën e tij të trupit, thjesht duhet t’i kushtoni vëmendje atij.

Trupi
Trupi i tij është shenja e parë me të cilën mund të zbuloni nëse është vërtet i interesuar. Nëse është, ai do të afrohet dhe do të mundohet të qëndrojë sa më afër. Nëse jeni larg njëri-tjetrit, trupi i tij do të jetë i kthyer nga ju edhe nëse nuk do të jetë duke mbajtur kontakt direkt në sy.

Fytyra
Shikojini sytë e tij dhe do të gjeni shenjat më të qarta që tregojnë se ai është i interesuar. Ai do të mundohet t’ju shikojë tërë kohën. Nëse ju shikon në sy dhe buzëqesh, kjo është një tjetër shenjë se ai është i interesuar. Fytyra e tij në këtë rast ‘hapet’: vetullat e tij shkojnë lart dhe buzët e tij ndahen lehtë. Nëse i shihni këto shenja, ai po ua thotë me anë të fytyrës atë që nuk e thotë me fjalë.

Qëndrimi
Sapo të afroheni pak më shumë, ju do ta keni më të lehtë të vëreni ndryshimet në qëndrimin e tij kur është me ju. Prekja është një shenjë e mirë dhe ai do të mundohet të gjejë rast për t’ju prekur dhe për t’u afruar. Nëse qesh me shakatë tuaja, mundohet t’ju dëgjojë me shumë vëmendje kur flisni dhe mbanë në mend gjithçka që ju i thoni, atëherë këto janë shenja që tregojnë se ai është i interesuar për ju. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.