Si t’i lyeni thonjtë?

20:57 / 26.02.2013
Përveç çantës, këpucëve, stolive dhe rripave, mos harroni edhe një aksesor të rëndësishëm: thonjtë. Zbuloni se çfarë ngjyre dhe çfarë manikyri do të jenë në trend.

E errët dhe misterioze
Trendi kryesor për këtë sezon do të jenë ngjyra e errët, femërore – të errëta rozë dhe të kuqe. Theksimi bëhet me nuanca të thella, të errëta dhe me shkëlqim diskret. Këto nuanca janë seksi dhe tipike femërore, të erëzuara me intriga me diçka të ndaluar. Për një dukje të tillë, nuancat më të errëta t’i mbani në thonj me gjatësi të shkurtër.

“Ombre” (përzierja e ngjyrës nga nuanca e errët në një nuancë më të ndritshme)
Trendi i përzierjes së një ngjyre nga ajo e errët në një nuancë më të ndritshme tash e disa sezone po sillet nëpër pistat e modës dhe nëpër rrugët e qytetit (këtë sezon jo vetëm në thonj, por gjithashtu edhe në flokë, buzë, sy...). Zgjidhni llakun tuaj të preferuar për thonj, gjeni dy me ngjyrë të ngjashme, por në nuanca më të ndritshme dhe jeni të gatshme.

Të gjitha llojet e manikyrit francez
Manikyri francez në disa sezone të kaluara ka përjetuar disa variacione, përderisa gjatë kësaj vjeshte gjithçka është e pranishme. Nga trendët më popullorë është kombinimi i ngjyrës diskrete të thoit si dhe ngjyra e ndezur e majës së thoit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.