Syri apo zemra?

11:35 / 1.04.2013

Njerëzit ndahen në dy grupe sipas karakterit të pasqyruar në një marrëdhënie: Ata që i drejtohen syrit dhe ata që i drejtohen zemrës.

Ata që i flasin syrit e kanë prekur personin përballë me pamjen e tyre dhe janë persona që mendojnë se mund të ndikojnë tek të tjerët me pamjen e jashtme. Shkaku i këtyre mendimeve është dhe arritja e këtij suksesi. Këta persona nuk arrijnë ta duan me gjithë zemër personin përballë për shkak të krenarisë dhe mendjemadhësisë, dhe personi përballë fillon të largohet pak nga pak pasi e kupton se pamja e jashtme e ka mashtruar.

Megjithëse egoja preferon pamjen e jashtme, nevoja për dashuri e zemrës është më e fortë. Pra, thënë shkurt, persona të tillë as nuk dashurojnë e as nuk dashurohen.

Ata që u flasin zemrave nuk kanë nevojë t’u flasin syve. Sido që të jetë pamja e jashtme, e bukur apo e shëmtuar, ai tashmë është lartësuar në syrin e tij ngaqë ka fituar zemrën e personit përballë.

Nëse në një marrëdhënie gruaja dhe burri i drejtohen zemrave të njëri-tjetrit, ata kanë hedhur një nga hapat më të rëndësishëm në rrugën e lumturisë. Dhe sigurisht, parë nga ky aspekt ajo që na mbetet të bëjmë është të gjejmë partnerin i cili i drejtohet zemrës sonë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.