Të gjitha ngjyrat janë UNITED COLORS OF BENETTON

1:00 / 26.09.2011
Benetton Grup, është një shoqëri veshjesh globale, me qendër në Trevizo, Itali. Emri vjen nga familja Benetton, e cila e themeloi këtzë shoqëri në vitin 1965. Edhe sot aventura e këtij gjiganti industrial vazhdon me ‘Benetton Group’s” dhe Qendra Kërkimore e promovimit, mbështetet në besimin e Luciano Benettoni-it, se komunikimi me njerëzit nuk duhet t’i ngarkohet një shoqërie të jashtme, por duhet të drejtohet nga vetë kokat e Kompanisë.

Në vitin 1995, Luciano Benetton-i, më i madhi i katër fëmijëve, ishte një shitës 20-vjeçar në Trevizo. Me nuhatjen e një gjeniu dhe perceptimin personal se veshjet e trasha dimërore nuk duhej të mbeteshin domosdoshmërisht në ngjyra të zymta, parashikoi suksesin në një treg për veshje të trikotuara shumëngjyrëshe.

I ekzaltuar dhe me besim të plotë në idenë e tij, ai shiti biçikletën e vëllait të tij më të vogël, në mënyrë që të blinte një makineri të përdorur për thurje trikotazhi. Me shumë mund arriti tek koleksion i tij i parë me triko, i cili edhe pse i pakët në numër, pati
një përgjigje pozitive nga klientela e dyqaneve lokale të rajonit të Venetos. Pas kësaj, Luciano i kërkoi motrës së tij dhe dy vëllezërve, Gilberto dhe Carlo, që të bashkohen me ndërmarrjen e tij. Kështu, në vitin 1965 u krijua "Grupi Benetton".

Në 1968-ën, familja Benetton hap dyqanin e parë në Belluno dhe në vitin pasardhës hap një dyqan tjetër në Paris, ku Luciano ishte drejtues, Gilberto administrator, Carlo përgjegjës për prodhimin dhe motra e tyre Giuliana kryedizenjatore. Pak kohë më vonë, Luciano njihet me Flavio Briatore, i cili në atë kohë punonte në bursën e mallrave italianë. Ishte Briatore që e drejtoi futjen e shoqërisë në tregun smerikan. Ata e nisën me hapjen e 5 dyqaneve në vitin 1979, por arritën në një numër prej 800 dyqanesh të hapura brenda 10 vjetëve që vijuan.

Me gjithë lëvizjet fatlume në botë, qendra e biznesit për kompaninë mbeti linja e veshjeve. Tashmë, nga të gjithë njihen veshjet e përditshme nën markën Unitet Colors of Benetton; veshjet e orientuara nga moda dhe shijet e të rinjve janë të divizionit "Sisley", "Playlife" dhe "Killer Loop". Produktet e tyre përfshijnë veshje për gra, burra, fëmijë dhe të brendshme. Por, kohët e fundit Benetton është shtrirë edhe në prodhimin e tualeteve, parfumeve, ora dore ekskluzive dhe sende për shtëpi, si aksesorë kuzhine dhe produkte për fëmijë të porsalindur.

Për të mbrojtur bashkëpunëtorët që kanë hapur dyqanet e tyre më mbështetjen e Benetton, kompania nuk shet asnjëherë online (në internet). Ajo ka zgjedhur që faqen e internetit ta përdorë vetëm për qëllime marketingu, pa treguar çmimet e mallrave të paraqitura aty.

Benetton ka një rrjet prej rreth 6.000 dyqane në 120 vende. Dyqanet janë të menaxhuara nga partnerët e pavarur, të cilët gjenerojë një qarkullim total prej mbi 2 miliard euro.

Kompania Benetton është shumë e njohur edhe për sponsorizimin e disa sporteve, si dhe për publicitetin "tronditës" dhe antikonformist të fushatave Unitet Colors. Të gjitha këto fushata u dizenjuan nga maestro i fotografisë Oliviero Toscani, pasi këtij iu dha liria e plotë nga drejtuesit e Benetton.

Ende sot asnjë shtëpi mode apo kompani marketingu nuk ka mundur të tejkalojë idetë shokuese të reklamave Benetton. Në këtë sukses global kanë ndikuar edhe marketingu dytësor me sponsorizimin e "Benetton Formula l", "Benetton Regbi Treviso", "Benetton Basketboll" dhe "Sisley Volejboll Treviso". Grupi Benetton hyri në Formula 1 si një sponsor i Tyrrell, pastaj të Alfa Romeos. Michael Scumacher fitoi kupën e tij të parë me skuadrën në vitin 1994 dhe 1995. Benetton sponsorizoi skuadrën e Rugby-së, ''A. S. Rugby Treviso". Që atëherë kjo skuadër është fuqizuar duke u bërë një skuadër shumë e njohur në Itali dhe sot numëron 11 tituj të rëndësishëm dhe praninë në skuadër të shumë lojtarëve nga më të njohurit në botë. Benetton, poashtu bleu skuadrën lokale të basketbollit, "Pallacanestro Treviso", e cila tani njihet si "Benetton Treviso".

"Fabrica" është qendra e kërkimit mbi komunikimin e Benetton, e cila është krijuar në vitin 1994 dhe ndodhet në Itali, pranë Venecias, në një kompleks gjigant, i krijuar nga Tadao Ando. Kështu "Fabrica" ka vendosur të mbështesë krijimtarinë e fshehur të artistëve të rinj dhe kërkuesve nga e gjithë bota. Duke kaluar nëpër faza të ndryshme përzgjedhjeje, ata ftohen të zhvillojnë projekte të ndryshme komunikimi nën drejtimin e disa prej lojtarëve kryesorë të kësaj sfere. Aktiviteti publicistik i "Fabrica"-s përfshin edhe revistën "Colors", e financuar nga Benetton Group, e publikuar në gjuhë të ndryshme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
19:36 / 21.05.2012
Samsung del me Focus 2

Samsung del me Focus 2

Samsung Focus 2 ishte paralajmëruar më herët gjatë këtij muaji, ndërsa tani pajisja pritet të jetë në dispozicion tek ...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.