Të jesh e mrekullueshme në netët festive

22:09 / 29.12.2011
Këtu mund të gjeni disa këshilla magjike dhe shumë të thjeshta që të ndiheni të mrekullueshme netëve festive të Vitit të Ri.


Fytyra
* Mbuloni çdo parregullsi (puçrrat, rrathët e errët poshtë syve etj.) me korrektor.
* Aplikoni bazën shkëlqyese mbi pjesët që doni të theksoni - mollëzat, zana e vetullave etj.
* Vendosni disa pika kremi pudër mbi fytyrë dhe përhapini lehtë duke përdorur mollëzat e gishtave.
* Vendoseni furçën mbi pudër dhe më pas largojeni sasinë e tepërt të produktit. Aplikojeni mbi fytyrë për një pamje të lëmuar e të mëndafshtë.


Sytë
* Aplikoni një vijë të hollë mbi bazën e qerpikëve të sipërm dhe mbi cepat e jashtëm të syve - zgjateni pak për një pamje
* Përhapni një nuancë të errët mbi kapakët e syve dhe mbi qerpikët e poshtëm.
* Me gisht, përhapeni nuancën edhe në pjesën mbi kapakun e syve.
* Aplikoni 2 shtresa maskara për një efekt edhe më tërheqës.


Buzët
* Përcaktoni konturet e buzëve dhe jepuni formën që dëshironi duke përdorur lapsin.
* Kujdesuni që lapsi dhe ngjyra e të kuqit të buzëve të kenë të njëjtin tonalitet.
* Aplikoni të kuqin, filloni nga mesi i buzëve duke u drejtuar nga cepat e tyre.
* Aplikoni një shkëlqyes buzësh transparent mbi gjithë buzët pse vetëm në qendër për një pamje më joshëse.


Thonjtë
* Përdorni kompleksin trajtues për kutikula për të zbutur dhe larguar kutikulat e thata dhe të ashpra.
* Falë manikyrit eksfoliues, duart tuaja do të duken si të trajtuara në një sallon të posaçëm.
* Aplikoni forcuesin për thonjtë për t’i forcuar dhe mbrojtur.
* Aplikoni dy shtresa nga llaku për thonjtë me nuancë metalike - sigurohuni që shtresa e parë të jetë tharë përpara se të aplikoni të dytën.
* Përhapni me masazh të lehtë kremin trajtues për duart - lëkura e tyre do të jetë e butë dhe e lëmuar.


Thonjtë ‘French’
* Vendosni shiritat e bardhë mbi thonj, duke lënë pjesën fundore të pambukut.
* Aplikoni nuancën e bardhë mbi majat e thonjve dhe prisni sa të thahet.
* Hiqeni shiritin me kujdes dhe aplikoni mbi gjithë thonjtë dy shtresa nga llaku me3 ngjyrë.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Albina Maloku
Albina Maloku
Marketing
Video
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
19:36 / 21.05.2012
Samsung del me Focus 2

Samsung del me Focus 2

Samsung Focus 2 ishte paralajmëruar më herët gjatë këtij muaji, ndërsa tani pajisja pritet të jetë në dispozicion tek ...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.