Tri rregulla të pathëna të martesës

19:18 / 1.01.2013
Përmbajuni këtyre rregullave nëse dëshironi që martesa juaj të jetë e suksesshme.

1. Mos i kritikoni prindërit, apo miqtë e partnerit tuaj
E dini si është - ju edhe mund të zemëroheni e edhe të shani ndonjëherë anëtarët e familjes tuaj, por nuk ju pëlqen aspak kur këtë e bën ndokush tjetër. Për këtë shkak, të gjitha femrat duhet të kenë kujdes, që të sillen me sa më shumë respekt ndaj prindërve të burrit. Edhe nëse ai ia nisë i pari që të flasë keq për ta, nëse kësaj i bashkëngjiteni edhe ju, do të shihni se burri menjëherë do të fillojë që të mbrojë prindërit e vet. E njëjta gjë pak a shumë vlen edhe për miqtë, shokët e tij.

2. Mos mbani sekrete nga burri, në lidhje me ish të dashurit tuaj
Pa marrë parasysh a të dërgojnë kërkesa për miqësi në Facebook, apo takoheni me ta rastësisht, pa pritë e pa kujtuar, ish të dashurit mund të paraqesin rrezik potencial për lidhjen tuaj nëse këtë e mbani sekret nga burri. Nëse nuk ka asgjë për të fshehur, atëherë pse të fshihni këto informata"? Çdo sekret çon deri te një atmosferë e josinqeritetit.

3. Mos jepni këshilla kur këtë nuk e kërkojnë nga ju
Natyrisht, burrin duhet ta mbështetni, ta ndihmoni, por mos i bëni kurrë këshilla të llojit: "Unë e di më mirë". Nëse dikujt i japim shumë këshilla, në vend se ta ndihmojmë, atij i duket sikur e korrigjojmë, apo edhe e kritikojmë. Kjo vlen për shumë gjëra, duke filluar nga veshja e burrit tuaj, e deri te ajo se si ai i zgjidh problemet në vendin e tij të punës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
10:06 / 19.05.2013
Ledri Vula

Ledri është single?

Njeriu i cili njihet për romancat me disa prej femrave më atraktive shqiptare, Ledri Vula, duket se është i vetmuar.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.