Ushtrime për vithe të bukura

2:31 / 15.07.2010

Ju këshillojmë që ushtrimet e mëposhtme t’i bëni çdo ditë nga 20 minuta. Nëse arrini ti mbaroni më shpejt, atëherë përsëritini që të bëni 20 minuta.

Pozicioni nr. 1: Qëndroni drejt me këmbët pak të hapura si në figurë. Përthyeni gjunjët deri në gjysmë me vithet të dala jashtë dhe ngrihuni përsëri dukë forcuar vithet. Kryeni 20 lëvizje.

Pozicioni nr. 2: Duke qëndruar gjysmë të përkulur me vithet të drejtuara për jashtë, lëvizni këmbën me shpejtësi për jashtë, e duke e kthyer mbrapsht. Përsëriteni 20 herë për secilën këmbë.

Pozicioni nr. 3: Duke qëndruar gjysmë të përkulur me vithet të drejtuara për jashtë, lëvizni secilën këmbë më shpejtësi duke ngritur e ulur majën e shputës në tokë.

Pozicioni nr. 4: Uluni në gjunjë dhe bërryla. Ngriheni këmbën për lart në 90 gradë 20 herë. Më pas qëndroni ashtu 20 sekonda. Përsëriteni dhe për këmbën tjetër.

Pozicioni nr. 5: Qëndroni drejt. Përkulni njërën këmbë përpara e më pas tjetrën me radhë duke përsëritur kështu 20 për secilën këmbë.

Pozicioni nr.6: Qëndroni e shtrirë me gjunjët e mbledhura. Ngrijini vithet duke i dhënë trupit për sipër. Përsëriteni 20 herë me lëvizje të ngadalta. Më pas qëndroni 20 sekonda lartë e qetësohuni. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.