Ushtrimet kundër stresit

0:05 / 24.09.2012
Katër ushtrime të cilat femrave do t’u ndihmojnë të zvogëlojnë stresin dhe të sjellin veten në top formë.

Në vend se të pini një ose dy gota verë, për t’u shtendosur kur të ktheheni në shtëpi pas punës, më mirë është t’i bëni këto ushtrime. Pos që do të “kurseni” kalori, do të zvogëloni nivelin e stresit (sepse është dëshmuar se joga zvogëlon nivelin e hormonit të stresit të quajtur kortizol), por njëkohësisht do të punoni dhe për formën tuaj trupore.

Përsërisni këto ushtrime së paku tri ditë gjatë një jave. Filloni me dy apo tri përsëritje të çdo ushtrimi dhe pas një kohe do të arrini t’i bëni 21 përsëritje.


Ngritja e këmbëve
Shtrijuni në shpinë, duart mbani të shtrira në dysheme pranë vetes, shuplakët të kthyera nga lart (A). Merrni frymë dhe ngrini këmbët nga dyshemeja sa më lartë që mundeni (B). Mbani këmbët dhe shputat të shtrira. Nxirrni frymën derisa jeni duke u kthyer në pozitën fillestare.


Ulja e devesë
Uluni në gjunjë në dysheme, duke i mbajtur këmbët të mbledhura, duart të lëshuara pranë trupit, shuplakat të kthyera nga trupi. Lëshojeni mjekrën në drejtim të gjoksit dhe merrni frymë (A). Ngadalë kokën kthejeni mbrapa, pastaj përkuluni sa më shumë që të jetë e mundshme prapa. Duart, si mbështetje vendosni në pjesën e poshtme të trupit (B). Nxirreni frymën dhe kthehuni në pozitën fillestare.


Ngritja e tavolinës nga prapa
Uluni në dysheme, këmbët mbajini të lakuara në gjunjë dhe të hapura në gjerësinë e kërdhokullave, shputat të shtrira në dysheme. Duart të jenë pas trupit, shuplakat në dysheme me gishta të kthyer nga trupi. Merrni frymë (A). Ngrini vithet nga dyshemeja dhe derisa kërdhokullat, gjoksi dhe brinjët tuaj të mos jenë paralel me dyshemenë (B). Nxirrni frymën dhe kthehuni në pozitën fillestare.


Brezi lart/brezi poshtë
Shtrijuni në bark, shuplakat të shtrira në dysheme nën krah, shputat të ndara në gjerësinë e kërdhokullave. Ngrijeni pjesën e epërme të trupit (A). Nxirreni frymën dhe ngrini kërdhokullat lart. Mjekrën shtyjeni në drejtim të gjoksit (B). Nxirreni frymën dhe kthehuni në pozitën fillestare.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.