Xhenseni është viagra e re?

1:03 / 4.02.2013

Ilaçet bimore, siç është xhenseni, u ofrojnë shpresë të re të gjithë meshkujve që vuajnë nga problemet me arritjen dhe mbajtjen e ereksionit.

Impotenca, e njohur po ashtu si disfunksion erektil është problemi gjatë të cilit mashkulli me vështirësi arrin dhe mban ereksionin dhe tek një numër i madh i meshkujve shfaqet pas moshës 40-vjeçare.

Xhenseni (ginseng) është bima e cila në mjekësinë kineze me shekuj përdoret si afrodiziak, ndërsa hulumtimi i ri tregon që xhenseni mund të zëvendësojë viagrën. Edhe pse hulumtimet e mëhershme kanë treguar që xhenseni mund të ndihmojë te impotenca, shumica e tyre janë kryer në minjtë laboratorik, ndërsa ky është hulumtimi i parë i këtij lloji i cili është kryer në meshkuj.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 119 meshkuj, tek të cilët janë diagnostikuar probleme me arritjen dhe mbajtjen e ereksionit. I kanë ndarë në dy grupe. Një grup çdo ditë ka martë tabletën me esktraktin e xhensenit, ndërsa grupit tjetër ka marrë placebo.
Pas 8 javësh meshkujt të cilët kanë marrë xhensen kanë shfaqur përmirësim të vogël, por të rëndësishëm, në arritjen dhe mbajtjen e ereksionit.

Rezultatet e hulumtimiti nga shkencëtarët koreanë, të cilat janë publikuar në revistën "International Journal of Impotence Research" tregojnë që natyra fsheh të gjitha ilaçet për të gjitha problemet, pra edhe problemet me ereksionin.

Edhe pse ilaçet siç janë viagra ndihmojnë, madje 30 për qind e përdoruesve theksojnë se si nuk vërejnë përmirësim të konsiderueshëm. Për këta meshkuj zgjidhja e vetme do të ishte injektimi i ilaçit direkt në penis ose përdorimi i pompës, e cila rrit qarkullimin e gjakut në penis, çka nuk duket mjaft joshëse.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.