Zbulojeni nëse jeni në lidhje cilësore

1:03 / 17.01.2013
Shpeshherë njerëzit i klasifikojnë lidhjet në lidhje të këqija dhe të mira, prandaj shpeshherë jepet përshtypja se shumica e lidhjeve janë të këqija. Kjo natyrisht se nuk është e vërtetë, sepse ka edhe shumë gjëra të bukura. Ndoshta dhe ju jeni në një lidhje të bukur, porse nuk jeni të vetëdijshëm. Është koha ta zbuloni!

Nuk keni frikë
Natyrisht se njerëzit kanë lloje të ndryshme të frikës, por nëse jeni në lidhje dhe jeni të sigurt se dëshironi të jeni në atë lidhje dhe nuk ndjeni aspak frikë, atëherë kjo është shenjë e mirë.

Dhuroni dhe e pranoni sinqeritetin
Kurrë nuk do të mund ta dini nëse ana tjetër ju flet të vërtetën, por mund të vendosni të besoni. Nëse ky është rasti në lidhjen tuaj, nëse flisni për gjithçka dhe jeni të hapur dhe të sinqertë, atëherë dijeni se jeni në lidhje cilësore.

Jeni të hapur edhe ndaj të tjerëve
Shumë lidhje moderne fshihen nga sytë e publikut, duke u zhvilluar nëpër bota të çuditshme virtuale. Nëse lidhja juaj është më ndryshe, përkatësisht kur partnerin tuaj ia paraqitni gjithë botës, atëherë jeni në një lidhje me plot potencial.

Jeni të barabartë
Nëse në lidhje njëri nga partnerët ndihet më inferior apo ana tjetër dëshiron që t'i impononi atë ndjenjë, atëherë kjo lidhje nuk ka të ardhme të ndritshme. Si qëndrojnë gjërat me ju? A ndiheni si një bashkësi e barabartë? Nëse po, atëherë gjithsesi se jeni në një lidhje stabile.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.