Zgjidhni veshjen tuaj

1:13 / 6.10.2011
Në pasarelat e Milanos, Parisit dhe New Yorkut, nëpër koleksionet e stilistëve është vënë re një lloj rikthimi në modën e viteve ‘80. Por nuk mungojnë edhe llojet e fustaneve apo prerjeve që i përkasin viteve ‘50 me prerje të llojit të Marilyn Monroe apo Olivia Newton John.

Por e sigurt është se gruaja e 2011-shit ka dëshirë të jetë e lirshme dhe e shpenguar në veshjen e saj

Një rast i veçantë
Vishuni shik: një bluzë e ngjitur pas trupit me një dekolte të thellë në formë "V", një fund në formë tubi i cili mund të qëndrojë mbi gju ose pak poshtë tij dhe këpucë me majë të mprehtë.

Vini në lojë fantazinë
Ndërsa për veshjen që ju propozojmë duhen 1.5 metra xhins sipas ngjyrës që preferoni vetë. Prerja është shumë e thjeshtë dhe i shkon mirë çdo lloj trupi. Në rastin e grave që kanë shpatulla të ngushta ky model krijon imazhin e zgjerimit të tyre. Dekoracioni te rripi maskon linjat jo të rregullta në pjesën e belit. Gjatësia deri në gju tregon elegancën e këmbës dhe mbulon difektet e mundshme. Dekoracionin gjithkush mund ta bëjë vetë në shtëpi duke përdorur muline të ndryshme me shumë ngjyra. Kësaj veshjeje mund t'i shkojnë si këpucët, ashtu edhe shapkat. Por mund të vishen edhe atletet ngjyra e të cilave mund të korrespondojë me dekoracionin.

Xhins e bukur dhe praktike
Këtë vit, xhinsi vjen me një fantazi të shfrenuar në formën më antike si në prerje ashtu edhe në dekoret që e shoqërojnë. Përdorini të gjitha ngjyrat pa asnjë kufizim. Por më interesante do të ishte të përdorni një veshje me ngjyrë të ndërthurura. Xhinsin mund t'a kombinoni mirë edhe me materiale të tjera si lëkurë, thes, shifon me lule, pse jo edhe me rrjetë peshku. Gjithçka mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, mjaft të keni një fund apo pantallona xhins çfarëdo. Kombinojani bluzën apo xhaketën sipas materialeve të mësipërme.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
19:36 / 21.05.2012
Samsung del me Focus 2

Samsung del me Focus 2

Samsung Focus 2 ishte paralajmëruar më herët gjatë këtij muaji, ndërsa tani pajisja pritet të jetë në dispozicion tek ...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.