Kompania Limak e cila operon dhe menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ synon të bëhet lider botëror në fushën e aviacionit
Zyrtarisht, kompanisë Limak iu nda tenderi për ndërtimin e Terminalit të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit (KIA) Aeroporti i Kuwaitit është projekti më i madh i një kontrate të llojit EPC (Engineering, Procurement and Construction) i vetëm në botë për momentin dhe është një projekt me kontratë prej 4.3 miliardë dollarësh.
Projektuar nga kompania globale e arkitekturës Fosters + Partners, fituese e çmimit Pritzker, terminali i ri i Kuwait International Airport do të jetë një portë ikonike për vendin dhe një nga aeroportet më të përparuara në botë. Terminali do të jetë lajmëtar i teknologjive të reja dhe të avancuara, duke përfshirë prodhimin e energjisë diellore prej 12 më. me 66 mijë panele diellore të vendosura në çatinë e terminalit.
Terminali i ri i pasagjerëve do të ketë kapacitet për të trajtuar 25 milionë pasagjerë në vit dhe për të akomoduar të gjitha llojet e avionëve përmes 51 portave dhe vendqëndrimeve.
Haldun Firat Kokturk Drejtori Gjeneral i ANP-së me këtë rast tha: ‘Ne si Limak po e zgjerojmë rrjetin tonë në aviacion, konstruksion dhe operime. Ne jemi kontraktuesit e vetëm, dhe do ta përfundojmë terminalin në kohë që do të jetë ndër terminalet më të mëdha dhe më të avancuara në botë me panele solare në çati. Ne po ashtu jemi duke i përcjellur edhe disa projekte tjera në Ballkan për operime dhe konstruksione të aeroporteve’.
Së fundmi, Limak ka nënshkruar një kontratë për të përfunduar punimet në Aeroportin e Senegalit dhe për të operuar në të për 25 vite.
Për më tepër, Aeroporti i Kajros do të hapet në gjysmën e dytë të këtij viti, gjithashtu projekti i Aeroportit të Rostov po ecën shumë mirë dhe Limak po shënon progres mjaft të mirë atje. Limak po ashtu do të operoj me Aeroportin e Stambollit për 25 vite, i cili është projekti më i madh në botë për aeroporte.
Limak është duke investuar 10 miliard dollarë për këtë projekt dhe progresi i konstruksionit ka arritur gati në 30 për qind në vetëm 8 muaj duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një projekt gjigant. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën