LAJMI I FUNDIT:

“Limak” pritet të bëhet pjesë e projektit “Brezovica”

“Limak” pritet të bëhet pjesë e projektit “Brezovica”

E marta është data e fundit kur konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” duhet të sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës .

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) disa herë e ka shtyrë afatin për t’i dhënë mundësi konsorciumit që të përmbushë kushtet e kontratës.

Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë se konsorciumi mund ta shmangë dështimin duke lidhur marrëveshje me kompani të tjera të fuqishme.

Sipas një burimi, ky konsorcium është në bisedime me kompaninë turke “Limak” për vazhdimin e projektit.

Në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se para të martës as ata nuk e dinë se çfarë mund të ndodhë me këtë projekt. /Telegrafi/