LAJMI I FUNDIT:

Limoni, pjesë e ritualeve të bukurisë

Limoni, pjesë e ritualeve të bukurisë

Limoni është një agjent aromatik dhe aleat i vlefshëm i bukurisë, karakterizuar nga vlera te panumërta.

Limoni është sekreti i bukurisë me kosto të ulët:


Për të pastruar lëkurën
Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e pikave të zeza dhe zhdukjen e njollave në lëkurë. Priteni një limon në mes dhe një nga gjysmat, fërkojeni në fytyrë për 5 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Për të unifikuar ngjyrën e fytyrës
Shenjat nga aknet ose njollat e errëta në fytyrë janë tepër të bezdisshme. Lëngu i limonit jo vetëm ndihmon në zbehjen e shenjave por edhe kontribuon në shërimin më të shpejtë të saj duke depërtuar nën lëkurë. Lyejeni fytyrën me një pambuk me lëng limoni pak para se ta shpëlani atë.

Për të zbardhur thonjtë
Kombinoni tre lugë vaj ulliri dhe një lugë lëng limoni. Lyeni thonjtë me këtë përzierje. Limoni do të pastrojë dhe zbardhë thonjtë ndërsa vaji i ullirit do të hidratojë kutikulat.

Për të çelur ngjyrën e flokëve
Lëngu i limonit në flokë, gjatë ekspozimit në diell mund të ndihmojë në çeljen e ngjyrës. Përzieni pak ujë me lëng limoni në një shishe me spërkatës dhe qëndroni për rreth një orë në diell. Mos harroni kremin mbrojtës.

Për të zbutur bërrylat e thatë
Përzieni pak sodë buke me lëng limoni derisa të formohet një pastë. Fërkojeni atë në bërryla për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i zbutur ato. Shpëlajeni me ujë me limon dhe vendosni pak vaj ulliri për t’i mbajtur të hidratuar bërrylat. /Telegrafi/