LAJMI I FUNDIT:

Lirimi i Vojisllav Sheshel, reagimi i parë nga Kosova vjen nga Mimoza Kusari-Lila

Lirimi i Vojisllav Sheshel, reagimi i parë nga Kosova vjen nga Mimoza Kusari-Lila

Ka qenë kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e para nga skena politike kosovare e cila ka reaguar duke shprehur pakënaqësinë e saj, ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sot, kjo gjykatë e shpalli të pafajshëm nga akuzat për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë nga viti 1991 deri në vitin 1993, liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel.


Kusari-Lila, zhgënjimin e saj rreth këtij rasti e ka shprehur në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

“Gjykata e Hagës është për çdo gjë sot, përpos për drejtësi, kur Vojislav Sheshel shpallet i pafajshëm për krimet e luftës në Ballkan”, ka shkruar Kusari-Lila, në shqip dhe anglisht.

Ndryshe Sheshel me tu shpallur i pafajshëm në një reagim në Twiter ka fyer dhe provokuar fillimisht presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitaroviç, duke shkruar: “Kolinda e dashur, përgatitu. Së shpejti do të vijë në një vizitë zyrtare!”, e ndërsa në mesditë duke folur nga selia e Partisë Radikale Serbe, ka kërcënuar NATO-në dhe popullin shqiptar.

“Perëndimi bombardoi Serbinë në 1999 për të ndihmuar separatistët shqiptarë në Kosovë. Kjo është e gjitha që ne si komb nuk do ta harrojmë. Ata që na bombarduan nuk mund të presin që të jenë miqtë tanë”, ka thënë mes tjerash Sheshel. /Telegrafi/