LAJMI I FUNDIT:

Lirohet pilotja ukrainase, këmbehet me dy të burgosur rusë

Lirohet pilotja ukrainase, këmbehet me dy të burgosur rusë

Pilotja ukrainase Nadia Savçenko është liruar dhe është duke fluturuar për në Ukrainë pas shkëmbimit të robërve mes Rusisë dhe Ukrainës, kanë bërë të ditur autoritetet në Kiev.

Qeveria e Ukrainës ka liruar dy të burgosur rus në mënyrë që ata të këmbehen me piloten e dënuar, të cilën për ta marr ka shkuar edhe vet presidenti ukrainas.


Agjencitë ruse bëjnë të ditur se në aeroplan së bashku me Petro Poroshenko gjenden edhe dy të burgosurit rusë, transmeton Reuters.

Savçenko në Rusi është dënuar me 22 vjet burg për shkak të pjesëmarrjes në vrasje të dy gazetarëve rusë.

Ajo është këmbyer me dy shtetasit rusë Jevgeni Jerofejev dhe Aleksandër Aleksandrov, të cilët në prill janë dënuar nga autoritetet e Ukrainës me 14 vjet për shkak të aktiviteteve terroriste.