LAJMI I FUNDIT:

Lirohet trotuari te Fakulteti Teknik (Foto)

Lirohet trotuari te Fakulteti Teknik (Foto)

Inspektorët e Komunës së Prishtinës, të enjten kanë zbatuar urdhëresën për të liruar trotuarin në rrugën “Agim Ramadani”, afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Ky trotuar ka qenë i uzurpuar dhe i shfrytëzuar jashtëligjshëm si tarraca të lokaleve aty pranë. Mirëpo me vendimin nr 010-446-39718 të datës 31 tetor të vitit 2012 është kërkuar lirimi i kësaj hapësire. Në janar të këtij viti, Drejtoria e Inspeksionit Komunal iu ka hapur procesverbal të gjitha palëve që janë pronarë të lokaleve, ndërkaq më 23 qershor iu është dhënë afat 3 ditor për largimin e tarracave.

Vlen të theksohet se pronarët kanë bashkëpunuar plotësisht me inspektorët komunalë.

Brenda 15 ditëve do të fillojnë punimet për rregullimin e këtij trotuari nga Drejtoria e Investimeve Kapitale. /Telegrafi/

IMG_9019

IMG_9020

IMG_9061

IMG_9066