LAJMI I FUNDIT:

Lista e votuesve në Maqedoni, vlon nga votuesit e dyshimtë

Lista e votuesve në Maqedoni, vlon nga votuesit e dyshimtë

Partitë politike Maqedoni nuk kanë arritur ujdi për pastrim të listës së votuesve, pavarësisht bisedimeve që kanë hyrë në muajin e gjashtë, në mënyrë që ajo të jetë e besueshme nga të gjitha palët, njofton REL.

Përderisa nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se do t’u përgjigjen të gjitha kërkesave që vijnë nga politika për verifikim e votuesve, madje edhe kërkesën e fundit që vjen nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për verifikimin dhe fshirjen e 42 mijë votuesve.


“Ne jemi të gatshëm të bëjmë analizë për çdo person që ka të drejtë vote, për të cilët ata (Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë) mendojnë se është i dyshimtë. Prandaj, me siguri se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përcaktohet që edhe këto dilema që ka ngritë Lidhja Social Demokrate dhe përfaqësuesit e tyre në KSHZ, që të binden për çështjet për të cilat mendojnë se nuk është në rregull me një numër të caktuar të votuesve që janë në listën zgjedhore”, thotë Subhi Jakupi për REL, anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim

Por, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, thotë se pavarësisht se në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë përfshirë ekspertë, pastrimi i listës së votuesve nuk mund të bëhet përderisa në vazhdimësi i bëhen obstruksione nga ana e institucione të shtetit, të cilat, siç thotë, dirigjohen nga politika.

“Çelësi për të pasënjë listë të besueshme zgjedhore qëndron në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila gjatë tërë kohës i bën obstruksione këtij procesi, sepse taktikë e OBRM-PDUKM-së është që përmes institucioneve të shtetit, po edhe vetë qeverisë, të mos bëhet pastrimi i listës së votuesve”, tha Trajanov.

Ndryshe, lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, ka kërkuar verifikimin dhe vendosjen në një listë të veçantë të rreth 180 mijë votuesve, që nuk gjenden në bazën e të dhënave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe 42 mijë votuesve të tjerë, që sipas tij, nuk duhet të jenë në listën e zgjedhësve, sepse nuk i plotësojnë kushtet.

“Propozimi ynë është që të gjithë ata qytetarë të cilët nuk janë gjetur në shtëpi dhe asnjëherë nuk kanë bërë kërkesë për marrjen e pasaportës ose letërnjoftimit, t’u mundësohet që të paraqiten brenda 20 ditëve pas shpalljes së listës zgjedhore, dhe nëse ata nuk paraqiten në këtë afat, të mund të shlyhen nga lista e votuesve”, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoan Zaev.

Por, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas takimit me ambasadoren e OSBE-së në Shkup, ka hedhur dyshime se institucionet e shtetit, gjatë pastrimit të listës së votuesve, do të dëmtojnë votuesit shqiptarë.

Në njoftimin me shkrim të kësaj partie thuhet se “lista aktuale zgjedhore ka akoma votues fiktiv dhe fajin kryesor për këtë e kanë institucionet e shtetit që kontrollohen nga pushteti dhe që nuk dërgojnë të dhëna të sakta në KSHZ, andaj në pamundësi të fshirjes së votuesve fiktiv, PDSH nuk pajtohet me fshirjen e personave të tjerë që ekzistojnë, por që për momentin nuk gjenden në vend, shumica e të cilëve mbi 80% janë shqiptarë”.

Ndërkohë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili drejton OBRM-PDUKM-në, ka akuzuar lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë se është duke e manipuluar opinionin me ekzistimin e votuesve fiktiv.

Pastrimi i listës zgjedhore dhe çështja e medieve ishin arsyet kryesore që ndikuan për dy herë me radhë në anulimin e datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori